E frikshme. Ja si e ka çarë uji rrugën nacionale Elbasan -Librazhd. Kujdes!

Kujdes kur kaloni në aks nacional. Aksi rrugor Elbasan-Librazh është një prej më problematikëve në vend, pas reshjeve të dy ditëve të fundit.

Nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin, është shembur pjesa e argjinaturës me  një  distancë  rreth  100 metra dhe rruga  është  kthyer   një  kalimshe. Por duket se edhe puna e firmës së ndërtimit e cila ka marrë lekët për këtë rrugor nuk duhet të jetë në cilësinë e duhur.

l1

Siç shihet kalimi në këtë segment është mjaft i rrezikshëm. Policia po menaxhon trafikun me alternim, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.