Ambasadori Lu takon Ilir Metën. Nuk dihet biseda e tyre e vertetë

META PRET DONALD LU - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje takimi me Ambasadorin e ri Amerikan ne Tirane, Donald Lu, ku i ka uruar suksese ne detyren e tij te re ne Shqiperi./r/n/r/nMETA MEETS DONALD LU - Parliament Speaker Ilir Meta, during a meeting with American Ambassador in Tirana, Donald Lu, where he wished success in his new task in Albania.

Nuk tërhiqet Lu. Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit në Kryesinë e Kuvendit. Ambasadori ka mbërritur prej disa minutash në zyrën e Metës.

Ky takim mbahet një ditë pasi përfaqësuesit e opozitës bojkotuan tryezën e ekspertëve për Reformën në Drejtësi.

Pikërisht Reforma në Drejtësi mendohet të jetë edhe tema kryesore e diskutimit midis ambasadorit amerikan Donald Lu, dhe kryetarit të LSI Ilir Meta. Ambasadori ka thënë se SHBA nuk tërhiqet derisa të realizohet reforma e plotë. Asnjë burim nuk thotë se çfarë kanë folur të dy kokë me kokë.