Sot, ditë e keqe me shi e borë

Ishte paralameruar per situate te keqe. Reshjet e dendura të shiut do të vijojnë për një gjatë gjithë ditës së mërkurë, ku pritet të ketë edhe shtrëngata që rrezikojnë të krijojnë jo vetëm probleme me qarkullimin rrugor por edhe përmbytje. Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp ka informuar të gjithë qytetarët se reshjet me intensitet të lartë priten të ndodhin në orët e pasdites.

Rajonet ku parashikohet që të ketë shira të dendur janë Shkodra, Lezha, Dibra, Tirana, Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora, me intervale kohore prej 2 ose 3 orësh. Mendohet se niveli i reshjeve të shiut mund të arrijë deri në 40 mm.Përveç rajoneve të përmendura, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, pritet të ketë reshje bore gjithashtu të dendura.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton çdo shtetas që t’u bindet lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, ashtu siç parashikohet edhe në Ligjin nr. 8756, “Për Emergjencat Civile”­thuhet ne deklarate.

reshje-bore

Në njoftimin e saj Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të minimizojë lëvizjet e panevojshme për shkak të situatës e cila pritet të përkeqësohet nga reshjet e mëdha.

Ajo thekson se ka marrë masat e parashikuara për të tilla raste, duke ngritur Shtabet e Emergjencës në Prefektura e Bashki, për të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale që të reagojnë sipas situatës.

Masat

Përballë një situate të tillë, ministria njofton se janë marrë masat që të jenë të gatshme për veprim gjithë strukturat operacionale të Emergjencave Civile si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH etj.

Po ashtu, janë njoftuar të gjitha kompanitë që kanë detyrime kontraktore për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale.

“U është kërkuar bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE­së, të qëndrojnë në gatishmëri për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura”­njofton ministria.