Edhe Britania e Madhe nën ujë

 

Rreth 16 mijë banesa janë përmbytur në Britaninë e Madhe pas goditjes nga stuhitë e forta.

Dhjetori i kaluar është cilësuar si muaji më i lagësht në Britaninë e Madhe, deklaroi Elizabeth Truss, Sekretarja për Mjedisin. Duke mbrojtur përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së përmbytjeve, ajo tha se masat e marra shpëtuan të paktën 20 mijë banesa. “Kemi dhënë ndihma financiare në një kohë rekord dhe kemi marrë masa për parandalimin e përmbytjeve të tjera”, tha Truss.

Por Laburistët e kanë akuzuar qeverinë se nuk ka shpenzuar shumë për të marrë masat e duhura për evitimin e përmbytjeve. Sekretarja e Mjedisit Truss iu përgjigj akuzave duke thënë se reshjet rekord të dhjetorit tejfrynë lumenjtë në nivele të papara më parë dhe menaxhimi i krizës ishte i vështirë. “Megjithëse janë përmbytur rreth 16 mijë banesa, duhet patur parasysh se është evituar përmbytja e të paktën 20 mijë banesave të tjera”, tha Truss.

“Qeveria do të bëjë çdo gjë që të mundet për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë”, tha Sekretarja për Mjedisin. Riparimet e zonave të dëmtuara do të kushtojnë rreth 3 mln paund dhe mund të duan deri në një vit për t’u përfunduar. Truss tha se “qeveria ka ëmsuar nga gabimet e të shkuarës dhe ka marrë gjithë masat e duhura për të dhënë një përgjigje sa më efikase ndaj përmbytjeve”.