Zjarr në kopshtin me 150 fëmijë, evakuohen nga policia

 

Një kopsht në zonën e Selitës në Tiranë është përfshirë nga zjarri por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Sipas njoftimit të policisë, ndërhyrja u bë në kohë dhe u evakuuan pa pësuar asnjë lëndim fëmijët dhe personeli.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se zjarri ka ardhur si pasojë ë një shkëndije elektrike.

Njoftimi i Policisë së Tiranës
Më datë 05.01.2016, në Sallën e Komandimit Tiranë, ka mbërritur një telefonate se në zonën e Selitës , në një mjedis (kopesht për fëmijë) ka rënë zjarr por nuk ka te dëmtuar.
Menjëherë Policia mbërriti në vendngjarje, bëri të mundur nxjerrjen nga kopshti të 150 fëmijëve të cilët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Nga hetimet e par dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndijë elektrike, duke sjellë djegien e kabujve në mjedisin e brendshëm të kopshtit.