Ish-zëdhënësi i Pentagonit: SHBA t’i dorëzojë Turqisë Gylenin

 

Ish-zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-ve, Jeffrey D. Gordon, thotë se autoritetet e këtij vendi duhet që urgjentisht t'ia dorëzojnë Turqisë Fetullah Gylenin në mënyrë që rasti i tij të procedohet në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Kështu, në një kolonë të publikuar nga gazeta amerikane "The Hill“, Gordon ka theksuar se pas sulmeve të shtatorit të vitit 2001 në SHBA është e vështirë rivendosja e sigurisë.

"Nuk kemi nevojë për ndihmë nga persona ose organizata të cilat duke shfrytëzuar fenë përpiqen të ngrejnë lëvizjet e tyre. Struktura paralele e cila drejtohet nga Gylen mbulon veprimin e saj kriminal duke keqpërdorur fenë. Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi duhet ta kenë parasysh dhe t'i dëbojë", tha Gordon.