Haxhinasto: Reshjet, janë marrë të gjitha masat për situatën

 

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, u ndal sot tek situata e rrugëve dhe vështirësimit të motit për shkak të reshjeve të borës dhe shiut në vend, duke theksuar se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

“Janë marrë masa serioze. Autoriteti Rrugor Shqiptar po monitoron kompanitë private që monitorojnë rrugët”, tha ai.

Duke pranuar se ka ende disa probleme të pazgjidhura, siç janë shpronësimet, por gjithsesi u shpreh optimist se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje.

“Eshtë loti i parë i Unazës së Re të Tiranës. Punimet janë duke ecur, do të dëshironim të ecnin edhe më shpejt, por ka disa vështirësi me të cilat duhet të përballemi. Çështja e shpronësimeve mbetet një problem. Për shumë projekte të tjera ka probleme, vështirësi ligjore që janë të trashëguara. Besoj se do ti zgjidhim së shpejti. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti, vëmendja jonë është maksimale, angazhimi i kontraktonit është maksimal dhe besoj do të kemi ritme më të shpejta për përfundimin e këtij projekti”­ deklaroi Haxhinasto.