SGS, thirrje qytetarëve të rezervojnë në kohë kontrollin teknik të automjetit

 

 

Çdokush nga ne dëshiron një udhëtim të rehatshëm, të këndshëm dhe mbi të gjitha të sigurt. Të gjithë ne duhet tëjemi të vetëdijshëmse automjeti që përdorim, si çdo pajisje, me kalimin e kohës ka nevoje për mirëmbajtje teknike dhe kontrolle teknike të kujdesshme dhe të vazhdueshme në kohë. SGS, kompania lider në botë e inspektimit, verifikimit, testimit dhe certifikimit, ka një historie të gjatë në industrinë e automjeteve dhe me përvojën e saj, që prej vitit 2010 ka sjellë në tregun shqiptar një shërbim cilësor të kontrollit teknik të automjeteve.

Ne muajin e fundit të vitit në qendrat e kontrollit teknik të SGS Automotive Albania vihet re një numër i madh qytetarësh që kërkojnë të kryejnë kontrollin teknik të automjeteve, shkak ky për vonesa në ofrimin e këtij shërbimi. Me qëllim shmangien e këtyre vonesave, SGS ka shtuar rishtazi një shërbim të prenotimit online në Qendrën e Kontrollit Teknik në Tirane, i dipsonueshëm në faqen www.automotivealbania.sgs.com. Nga viti i ardhshëm, ky shërbim do të ofrohet në të gjitha pikat e kontrollit teknik në të gjithë Shqipërinë.

Shërbimi i prenotimit online do të na ndihmojë të planifikojmë kapacitetet e nevojshme dhe shmangien e problemeve, duke ofruar në këtë mënyrë një shërbim më të organizuar, të shpejtë dhe efikas ndaj klientëve tanë. Për t’i ardhur në ndihme të gjithë qytetarëve, SGS ka vënë në dispozicion të gjitha qendrat e kontrollit teknik edhe gjate ditëve të shtuna, si dhe me orare shtesë dhe ka rritur numrin e personelit aty ku volumi i rritur i kontrolleve e ka të nevojshme.

Është e rëndësishme që të respektohen të gjitha afatet zyrtare për kontrollin teknik të automjetit në mënyrë që të përjashtohet çdo vonesë e cila përbën shkelje të kodit rrugor.

Kompania SGS ka investuar 6 milion euro për rinovimin e qendrave të kolaudimit si dhe në krijimin e një softwari të ri qendror dhe një baze të re të dhënash. Janë ngritur 31 linja kontrolli teknik sipas teknologjisë së fundit dhe standardeve evropiane të procedurave të testimit, bazuar në kërkesat ligjore dhe profesionale.

SGS sjell eksperiencën e saj në Shqipëri duke kontribuar në zvogëlimin e rreziqeve, rritjen e cilësisë së automjeteve dhe sigurisë në rrugë.

Objektivi kryesor i kompanisë mbetet përkushtimi ndaj nevojave të klientëve, si dhe cilësia e lartë e shërbimit të verifikimit dhe inspektimit në sajë të një sistemi automatik dhe elektronik të kontrolluar që ofron saktësi maksimale në kontrollin teknik të mjeteve motorike në Shqipëri.

Kompania SGS është një lider botëror në shërbimet e inspektimit, verifikimit, testimit dhe certifikimit. SGS njihet si pikë referimi globale për cilësinë dhe integritetin. Me më shumë se 80.000 punonjës, SGS operon në një rrjet prej mbi 1,650 zyrash dhe laboratorësh në mbarë botën.