Festa në qeli, Krimet e Rënda rrëzojnë Ermal Hoxhën

 

Ermal Hoxha nipi i ish – diktatorit Enver Hoxha, i cili u arrestua nën akuzë për trafik droge do t’i kalojë festat fundvitit në qeli, sepse Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ai kërkoi të përfitonte edhe nga amnistia e fundvitit.

Prokuroria ka qenë ajo që ka kundërshtuar kërkesën për lirimin e tij me argumentin se 39 – vjeçari është pjesë e grupit kriminal që kishte ngritur një laborator kokainë në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Më 15 janar të këtij viti, 8 persona u arrestuan nga policia pas një aksioni të përbashkët me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Hetimet mbi aksionin në fjalë u kryen nga  autoritet gjermane. Dy prej të ndaluarve ishin shtetas kolumbianë dhe përpunonin kokainën në laborator, pasi ajo vinte nga Amerika Latine. Pas përftimit të kokainës së pastër dyshohet se lënda narkotike  shitej në Europën Perendimore, kryesisht në Gjermani. Grupi hetimor është në pritje të disa informacione nga pala gjermane dhe pas kqyrjes së tyre, të arrestuarve do t’i komunikohet akuza.

Ermal Hoxha  nuk u kap në laborator, por u akuzua si pjesë e grupit, ndonëse ai pranoi se dërgonte pjesëtarët e tjerë të arrestuar në afërsi të ambienteve të laboratorit, pais punonte thjesht si taksist. Megjithatë, pretendimet e tij janë rërzuar deri tani nga organ i i akuzës. Personat e tjerë të arrestuar janë: Gentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi, Ermal Hoxha, Saimir Batku, Cesar Avila dhe Valter Moreno. Të gjitha akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mbetur në tentative. Gjatë aksionit u sekuestruan 18.5 kilogramë kokainë e pastër dhe disa ton solucion, por kjo sasi ende nuk është përcaktuar nga ekspertët.