E vërteta e zhdukjes misterioze të Indrit Fortuzit?!

 

Ish­-futbollisti i njohur i kombëtares dhe Tiranës, Indrit Fortuzi është larguar së bashku me familjen para një muaji nga Shqipëria dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për të.

Besohet se vendimin për të lënë Tiranën e ka marrë gruaja e tij, Junida Fortuzi, pasi asaj i është bërë një kallëzim në polici nga një 20-vjeçar se e kishte mashtruar, pasi i kishte shitur 4 bileta për në Gjermani me vlerën e 6 mijë eurove, por që ishin të pavlefshme.

Megjithatë ndaj Indrit Fortuzit nuk ka denoncim, dhe se ai apo familja e tij nuk figurojnë në listën e Interpol, pas largimit nga Shqipëria.

Indrit Fortuzi ka dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka lindur në SHBA, çka do të thotë se ai mund të largohej fare lehtë drejt këtij vendi nëpërmjet njërit prej fëmijëve.   

Njerëz të njohur të ish-futbollistit thonë gjithashtu se Fortuzi kishte marrë shumë para borxh edhe disa miqve dhe kishte luajtur në lojëra fati, çka besohet se e shtynë atë të largohej jashtë vendit.

Lajmi i zhdukjes në këtë formë i një prej lojtarëve më të mirë të historinë e Tiranës, Indrit Fortuzi, i cili për katër vjet ka drejtuar edhe një minibashki në Tiranë pasi ka qenë edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, ka tronditur gjithashtu fansat e tij të shumtë.

Gjithsesi, ende nuk ka asnjë reagim nga futbollisti pas zhurmës mediatike rreth një muaj më parë, apo as nga policia e Tiranës për të zbardhur të vërtetën, nëse akuzat qëndrojnë, apo nëse po kërkohen tashmë Indrit Fortuzi ndërkombëtarisht.