E paparë në Japoni, borë 40 cm dhe temperatura rekord -20 gradë celcius

 

Temperaturat më të ulëta ndër vite dhe dëbora e dendur ka pushtuar pjesën veriore të japonisë.

Në prefekturën e Hokkaido-s, janë shënuar temperatura të ngjashme me Antarktidën, deri në -20.8 gradë celcius.Banorët përvecse të suprizuar nga ky mot ekstrem, janë edhe të frikësuar sepse nuk janë mësuar me temperatura të tilla.“Është shumë, vërtet është shumë. Vitin e shkruar bora e parë ra me 8 nëntor por nuk ishte aspak kështu. Jo kaq ftohtë” tha një banor i Hokkaido-s.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se ka ngritur disa pika speciale, për të dhënë ndihmë për personat në nevojë ndërsa dëbora ka arritur deri tani në 40 cm.