“Komunistët krijuan PD dhe PS, viti ’91 nuk ishte revolucion demokratik”

 

Flet Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni

Intervistoi:Redjon Shtylla

Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë,.Besim Ndregjoni, në një intervistë për "Koha Jonë", shprehet se institucionet nuk po respektojë të drejtat e ish të përndjekurve politikë. Ai i bën thirrje qytetare për të dalë në protesta, të gjithë së bashku. Ndregjoni shpreh keqardhjen e tij për popullin e cili e sheh të keqen që i vjen nga klasa politike nuk reagon.

 

Z. Ndregjoni dosjet e komunizmit janë një tjetër plagë e të përndjekurve politikë. Me ligjin për hapjen e tyre, a do të zbulohet e vërteta për vrasjet dhe internimet gjatë diktaturës?

Nuk flitet këtu për hapjen e dosjeve, edhe pse disa dosje janë hapur, por a ka përgjegjësi politik bërja në Shqipëri të dënojë këto krime të kohës së komunizmit?

A janë dëmshpërblimet për të përndjekurit politikë, pika kryesore e integrimit të tyre?

Është për të ardhur keq sepse puna e dëmshpërblimit është bërë si pika kryesore e integrimit të përndjekurve politikë. Ne duhet të flasim se çfarë po bëhet me arsimin e fëmijëve të të përndjekurve politikë, ligjin e ri e kanë hequr të drejtat në të gjithë Universitetet. Ata nuk kanë fuqi ekonomike për të përballuar shpenzimet e shkollimit. Të flasim për punësimin e të përndjekurve politikë, për pjesëmarrjen e tyre në politik bërje dhe dëmshpërblimi thjeshtë është një e drejtë ligjore, kushtetuese për të cilën po jap dy shifra; Ish-qeveria e Partisë Demokratike ka dhënë për 24 mijë qytetarë dy këste dhe qeveria e Ramës me një demagogji shumë të madhe, me një trumbetim tamam tipik marksist leninist. Edhe ish-Ministri Veliaj, deklaruan se ne po japim pesë këste se në fakt tre këste se dy i ka dhënë PD-ja, i kanë marrë 150 vetë nga 21-mijë të përndjekur politikë kanë marrë vetëm 150 veta këstet. Dhe me të madhe, në shtypin e ditës, me të madhe në propagandën qeveritare, sikur ata po japin dëmshpërblim përndjekurve politikë, ne po i sistemojmë ata.

A ndihen të përndjekurit dhe familjarët e tyre, të paragjykuar e jo të mirëpritur nga institucionet kushtetuese?

Është më se e vërtetë, në institucionet kushtetuese, të përndjekurit politik nuk zënë as as oo.1% kur të përndjekurve politikë nuk u mungon arsimimi. Tani këta kanë bërë një ligj brenda kuadratit, të quajtur demokratik, se në qoftë se i përndjekuri politik mbaron shkollën, duhet të ketë 20 vjet punë, vetëm e vetëm që këta të mos jenë pjesë integruese. Të përndjekurit politikë janë lënë jashtë institucioneve zyrtare, është një luftë klasash e pa parë në një sistem demokratik që edhe Amerika, Europa pajtohen me këtë heshtje ndaj shkeljes të së drejtave dhe lirive, të përndjekurve politikë. Janë qytetarët më të shkelur në të drejtat e tyre, në shkallë Europiane dhe kjo ndodh për arsye se të përndjekurit politik shqiptar nuk përdorin forcën e hakmarrjes ndaj krimeve që u bënë nga politika komuniste por përdori paqen, për të cilin ajo ishte e masakruar. Ajo u masakruar se donte paqen , lirinë. Të përndjekurit politikë sot më shumë se kurrë janë të bindur se pas zhgënjimit nga politika e viteve 90-të, tani ka ardhur koha që ne të mendojmë për veten, për fëmijët tanë. Në qoftë se në 44-ën, liberalizimi u tregua, liberal ndaj pjesës komuniste, sot ka ardhur koha që ne nuk kemi pse të tregohemi liberalë, por më shumë konservatorë ndaj ideologjisë ndaj së keqes.

Z.Ndregjoni, dekriminalizimi i politikës Shqiptare është një nga reformat që ende nuk po funksionon. Ju si një individ i politikës që ka jetuar në dy sisteme, si e komentoni këtë gjendje?

Është fatkeqësi kombëtare, që shoqëria shqiptare pas 25-së vjetësh të ndërrimit të sistemit, sot përballet me fenomenin e krimit. Këtu flitet shumë për dekriminalizimin, por çfarë është dekriminalizimi vetë? Sipas meje dekriminalizim do të thotë, në radhë të parë të jep ti koshient si politikan, si qytetar të dënosh krimin, të keqen. Kjo klasë politike nuk e ka dënuar krimin 45-së vjeçar, absolutisht jo. Kriminelët janë pasuruar, nuk janë dënuar edhe në fund çfarë prodhoi, një grup oligarkësh, të cilët mbajnë peng demokracinë. Reforma e dekriminalizimit nuk mund të bëhen në vendin tonë për arsye se klasa politike i ka kriminelët në pushtet. Nuk mund të bëhen dekriminalizim, kur ata dje ishin pjesë e një diktaturë, sot janë pjesë e pushtetit politik, dhe politik bërjes në Shqipëri. Nisur nga kjo nga të gjitha këto fakte, nga gjithë kjo gamë e gjerë, edhe pas 25-së vitesh shoqëria shqiptare në vend që shikojë vetveten se çfarë u bënë këto 25-së vjet nën drejtimin e kësaj klase post-komuniste aspak demokratike, arriti që sot po përballet me të keqen më të madhe, me inkriminimin e politikës. Inkriminimi i politikës është elementi më i rrezikshëm i një shoqërie demokratike. Po nuk u dënuan krimet e komunizmit, po nuk u dënua e keqja, kanceri i shoqërisë, nuk mund të ecim përpara.

Si mund të realizohet reforma në dekriminalizimin e parlamentit Shqiptar?

Dekriminalizimi bëhet duke u shkrirë ky parlament, se për arsye të interesave të forcave politike që kanë pushtet, është që të mbajnë pushtetin dhe aspak qytetarit. Dihet që diktaturat prodhojnë krim por kurrë sistemet pluraliste demokratike, nuk janë me krimin dhe drejtë integrimit të shoqërisë me stabël më të lartë demokratik. Në Shqipëri nuk është bërë një revolucion demokratik, që të viheshin pikat mbi i. Revolucioni demokratik në radhë të parë, konsiston në atë që këtu u bë një revolucion tavolinash, u mblodhën një tavolinë ish-komunistët, e ndanë partitë politike të djathtë e të majtë, dhe në fund u tha se njëra do të flasë për të djathtën kur kishte program të majtë dhe majta për të majtë ku kishte si qëllim, korrupsionin, manipulimin e pushtetit politik, në duart e grupi oligarkësh politikë, të cilët me suportin e politik të diktaturës komuniste arritën në Shqipëri që, nga liderë politikë të sistemit komunist, u shndërruar në pasanikë të sistemit demokratik.

A ju duket e vendosur Opozita, si nismëtarja e dekriminalizimit?

Opozita kërkon dekriminalizimin se është më komode, por opozita të mos harrojë se mban përgjegjësinë kombëtare, si parti e parë anti-komuniste që nuk dënon krimet e komunizmit dhe ishte e vetmja parti në Europën Juglindore që nuk i dënoi këto krime, që fatkeqësisht partia tjetër e cila duhesh shkrirë në ’91-shin, e që jo vetëm nuk u shkri por sot është përforcuar edhe nga ana ekonomike dhe tashmë këto dy parti që po cenojnë votën e lirë, shqiptari nuk voton i lirë.

Pak më lart përmendët që votimet në Shqipëri, nuk kanë qenë të lira, pse shprehni kështu?

Shqiptari nuk i ka të drejtat dhe liritë e barabarta. Gjatë këtyre 25-së viteve shqiptari nuk ka pronë. Jemi i vetmi vend në botë që nuk kemi prona. Në kushtetutë që prona është e shenjtë, prona i takon pronarit. Janë bërë tre ligje, të cilën cenojnë pronën, si ligji i legalizimit, ligji 7501 që është një ligj antikombëtar, anti-sistem demokratik e jemi në këtë situatë që pas 25-së vjetësh, kur bëjmë bilancin e arritjeve dhe sukseseve kur të gjithë shtete synojnë të ndërtojnë një shtet demokratik ne sot kemi krijuar një pushtet, që nuk lejon shtetin të funksionojë. Raportet e komisionarëve Evropianë, e nxjerrin këtë qeveri të ardhur me vota të vjedhura, dhe si mund të pranojmë ne se kjo qeveri është me vota populli. Nuk e di se cili socialist në Shqipëri, flas për socialistë të ndershëm mund të votojë një deputet i cili mund të ketë ardhur në politikë mes prostitucionit, me drogë etj. Këtu është cenuar vota, dhe nuk ka më qeverisje të mirë, nuk ke qeverisje që bën reforma.

Duket e vetmja formë, e zgjedhur nga të përndjekurit politikë janë protestat, a do të ketë protesta përsëri dhe këtë herë mbi çfarë qëllimi?

Martin Luther King, shprehet se: Nëse ti nuk ul kurrizin, nuk kalëron askush në kurrizin tuaj. Unë them që të përndjekurit politik kanë të parët moralin që duhet të fillojnë protestat, që do ta fillojmë shumë shpjet, brenda këtij muaji shumë shpjet dhe me një motivacion shumë të lartë, në mbrojtje të lirisë dhe problemi qëndron në këtu, përse duhet të mbrojmë lirinë? Sepse liria gjatë këtyre 25-së viteve është cenuar, liria e fjalës është cenuar sepse ne sot kemi një media që është nën trusninë e politike dhe nuk largohet se nuk ka as elementin më të vogël demokratik, megjithëse po mbijeton ndaj kësaj trysnie, duke respektuar gazetarët shikoj që gjatë këtyre 25-së viteve edhe media ka qenë pjesë e shoqërisë që është trysnuar nga politika e inkriminuar. Protesta se ne nuk kemi liri ekonomike, sepse në qeveri ka ministra, siç është dhe z.Arben Ahmetaj i cili pa asnjë lloj tagri kushtetues merr përsipër të japi, spitallën kineze me koncesion, shkon në Gjermani për të mbushur cepat e tyre. Rama ka në dorë qeverinë, dhe thotë se mund ta shesë apo, ta përdorë sipas interesave personale dhe aspak sipas interesave që ka nevojë Shqipëria.

Duke ju falënderuar, jemi në përfundim të intervistës. Çfarë do të shihni, ndonjë mesazh për të përndjekurit apo dhe për të gjithë shoqërinë?

Mesazhi im për të gjithë Shqiptarët është, të çohemi të gjithë dhe të mbrojmë lirinë, liria është në rrezik për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje të gjithë atyre intelektualët që po heshtin, heshtja e tyre vret intelektualizmin, indiferenca vret shoqërinë, të çohemi e së bashku me të përndjekurit politikë të mbrojmë lirinë, të marshojmë të mbrojtje të lirisë dhe në largimin sa më shpejt të kësaj klase politike, që po i merr frymën shoqërisë shqiptare.