1 dollar për çdo mesazh urrejtje, dhuratë nga një myslimane

 

Akademikja myslimane nga Australia, Susan Carland, thotë se do të dhurojë një dollar australian për organizatën bamirëse UNICEF për çdo mesazh urrejtjeje që pranon në rrjetin social Twitter.

Për “Sunday Morning Heralde” ajo ka thënë se “rregullisht marr mesazhe urrejtjeje në Tëitter dhe Facebook nga luftëtarët e guximshëm që fshihen prapa llogarive anonime të cilët më tregojnë mua, se unë si grua myslimane e dua shtypjen, vrasjen, luftën dhe seksizmin”.

Zakonisht kërcënimet që merr ajo përfshijnë “kërkesa për ta lëshuar Australinë, dëshirë për vdekje, sulme rreth dukjes (me fokus special ne hixhabin tim), akuza se jam xhihadiste dhe se po planifikoj ta pushtoj vendin”.

Kur Carland filloi t’i injorojë dhe bllokojë kërcënuesit e saj, asaj i shkoi në mendje të dhuroj një dollarë për çdo mesazh urrejtjeje dhe kërcënues që merr.

“Ndjeja se ‘çdo plumb i gërditshëm’ drejt meje meriton përgjigje pozitive me vepra të mira”, ka thënë ajo. Që prej kur e ka nisur këtë mision, Carland thotë se ka dhuruar më shumë se 1,000 dollarë australian për UNICEF-in.

Nuk dihet ende nëse kërcënuesit e kanë ndalur aktivitetin e tyre ndaj Carlandit, por duke e shndërruar një situatë negative në pozitive është diçka me të cilën ajo duhet të krenohet.