LSI tregon dhëmbët ndaj PS në keshillin bashkiak

 

 

Fillon dueli mes Metes dhe Rames . LSI shkon në një tjetër përplase me PS-në. Kësaj here në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku sot ishte parashikuar të miratoheshin tarifat e reja të parkingjeve në kryeqytet. Sipas propozimeve të kryebashkiakut Velia, tarifa e parkimit rritet nga 20 lekë në 100 lekë/orë në varësi të zonës. Por LSI i ka kundërshtuar këto tarifa. Mbledha është ndërprerë, ndoshta për negociata mes dy forcave politike, dhe pritet të rifillojë në orën 19:00. Ajo që përflitet prej kohësh dhe që është demonstruar politikisht, për një tension mes Ramës e Metës, reflektohet së fundmi edhe në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që në bashki të tjera të vendit, LSI-ja shpesh herë ka bashkuar votat me PD-në kundër kandidatëve të PS-së, sic edhe kjo e fundit është bërë palë me PD-në kundër kandidatëve të LSI-së