Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një katastrofë të madhe natyrore nga Dielli

 

Vibrime masive elektromagnetike të shkaktuara nga copëza diellore mund ta sjellin fundin e civilizimit modern në Tokë.Materie të ndryshme ekstreme nga hapësira mund të thithin fuqi dhe për muaj të tërë ta shkatërrojnë përdorimin e internetit , të telefonave e edhe të kartelave të bankave. Kjo pasi që, këto valë të rrezikshme elektromagnetike do ta bënin të pamundur transmetimin e valëve nëpër Tokë.Sipas një studimi, thuhet se vetëm në Shtetet e Bashkuara, një fenomen i tillë mund të shkaktojë humbje në ekonomi, në vlerë prej 2.6 trilionë dollarësh.

Kësisoj, Shtëpia e Bardhë po përgatitet për t’u mbrojtur, pasi që një kërcënim i tillë i kishte ardhur Tokës edhe në vitin 2012, ku për pak e kishte goditur planetin.Strategjia e mbrojtjes përfshin përmirësimin e parashikimit të motit në hapësirë, i cili do të ndihmojë në zbulimin e hershëm, në rast se kjo valë i drejtohet Tokës.Nëse kjo valë e godet Tokën, do të duheshin muaj apo edhe vite për të pasur mundësi që përsëri t’i kthehemi normalitetit, gjë që do ta linte botën shumë prapa në zhvillim.