Festivali në RTSH, ja stafi dhe këngëtarët sipas netëve

 

U mbajt sot konferenca e parë e shtypit e Festivalit të 54-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, teksa Drejtori i tij, Martin Leka, premtoi për të bërë të pamundurën për një festival edhe më të mirë.

Kurse drejtori artisitik, Elton Deda në fjalën e tij tha se “në edicionin e 54-t të Festivalit të Këngës në RTSH janë përzgjedhur 30 këngë, nga 70 që u paraqitën para komisionit përzgjedhës”.

Konkretisht, festivali do të mbahet në 3 netë, në datat 25, 26 dhe 27 dhjetor. Ku, në dy netët e para do të performojnë 15 këngë nga të cilat do të përzgjidhen 9 këngë për çdo natë, për në natën finale. Nata finale do të ketë 18 këngë.

Stafi i Festivalit të 54-t

Elton Deda – Drejtor Artistik

Edmond Zhulali – Producent muzikor

Sokol Marsi – Producent muzikor

Pandi Laço- Skenarist

Bledi Laço – Regjisor

INTERPRETUESIT

Nata e parë:

1 – Egzon Pireci

2 – Grupi Simbol

3 – Voltan Prodani

4 – Adrian Lulgjuraj

5 – Sigi Bastri

6 – Dilan Reka

7 – Luis Ejlli

8 – Nilsa Hysa

9 – Edea Demaliaj

10 – Erga Halilaj

11 – Florent Abrashi

12 – Teuta Kurti

13 – Kozma Dushi

14 – Aslajdon Zaimaj

15 – Egert Pano

Nata e dytë

1 – Kristi Popa

2 – Rezart Smaja & Klodian Kacani

3 – Grupi “Revolt Klan”

4 – Jozefina Simoni

5 – Andi Tanko

6 – Niku & Entela Zhula

7 – Genc Tukici

8 – Evans Rama

9 -Besa Krasniqi

10 – Enxhi Nasufi

11 – Flaka Krelani

12 – Renis Gjoka

13 – Lind Islami

14 – Enada Tarifa

15 – Klajd Musabelliu