Sigurimi nga katastrofat, varka e shpëtimit të shtetit

 
 
Nga Avni Ponari.
 
Vjeshtë dhe sërish shira të rrëmbyeshëm; Vjeshtë dhë sërish përmbytje; Vjeshtë dhe sërish dëme kolosale, gjendje e jashtëzakonshme. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, një 50-vjeçar humbi jetën pikërisht nga këto katastrofa natyrore. Në Vlorë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa qytetet e tjera kryesisht të jugut janë në prag të kësaj situate, vetëm se nuk i kemi dëgjuar akoma këmbanat e alarmit. 
Çdo gjë duket “déjà vu”! E njëjtja situatë që përsëritet vit pas viti dhe që nuk dihet dhe për sa kohë do të vazhdojë të përsëritet! pozicioni gjeografik i shqiperise, faktoret klimatike qe po ndryshojne cdo dite. Si duket shiu është dënimi më i madh që Zoti u jep këtyre banorëve, na jep ne të gjithëve! E përse? Sepse shteti ynë ka me vite të tëra që nuk po mundet dot të hartoje nje plane  së paku për dëmshpërblimin e këtyre banorëve ashtu siç u takon! dhe pergjegejs per kete te jete industria e sigurimeve.
Këtë vit përmbytjet vetëm sa kanë filluar dhe nuk dihet se si do të përfundojnë. Shpresojmë të mos kemi pasojat e dimrit të kaluar. Në fund të Janarit dhe fillim Shkurti të vitit 2015, Shqipëria, veçanërisht ajo jug-perëndimore, përjetoi një prej përmbytjeve më të mëdha të viteve të fundit. Fatkeqësia natyrore rrënoi e shkatërroi mijëra hektarë tokë, mori me vete mijëra krerë bagëti e fundosi qindra banesa. Banorët, kryesisht fermerë me varkat e tyre “biblike”, në shumicën e rasteve nuk ia dolën dot mbanë të shpëtonin bagëtitë që i mbante gjallë. Për ta, gjithçka është dërrmuese, për të tjerët, shifrat janë tronditëse. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme 17.000 hektarë tokë u përmbytën, 345 biznese dhe 70 ha sera e të mbjella u dëmtuan, ndërsa dëmet në blegtori llogariten në 1,900 bagëti dhe 48,000 shpendë. 42 mijë persona u prekën nga përmbytja, ndërsa shifrat e dëmeve u përllogaritën në mbi 30 milionë Euro. 
Nëse do t’i referoheshim shifrave për katastrofat natyrore të viteve të fundit, vetëm përmbytjet kanë shkaktuar më shumë se 80 milionë Euro, pa konsideruar dëmet nga llojet e tjera të katastrofave natyrore. Duhet të kemi parasysh që këto shifra mund te jen e me te medha por qe edhe mund te mos jene evidentuar.
 Fatkeqësitë natyrore  tradicionalisht konsiderohen përgjegjësi e strukturave shtetërore dhe është traditë ndërhyrja e shtetit në raste të katastrofave të tilla. Ç’ka do të thotë që çdo vit miliona euro dalin nga paratë tona, (nëpërmjet taksave) dhe shkojnë për fondet e emergjencave nga katastrofat natyrore. E theksoj, dalin nga xhepat tonë, nga paratë tona, pasi shtetarët nuk i heqin nga të ardhurat e tyre paratë që akordojnë për fondet e emergjencave në rastet e katstrofave natyrore. Këto fonde krijohen nga buxheti i shtetit, pra direkt nga taksat e derdhura nga qytetarët shqiptarë. 
Ka një fakt interesant në historinë e katastrofave natyrore në Shqipëri. Ato janë cilësuar gjithmonë si “katastrofa”, ndërkohë që nëse do të ishin siguruar do të quheshin si “ngjarje sigurimi”.  Dëmet që shkaktohen nga këto ngjarje janë të përmasave të mëdha, dëme të cilat, përveçse ekonomike, janë edhe sociale dhe padyshim psikologjike. Për këto dy të fundit, fatkeqësisht askush nuk mund të bëjë asgjë, sa kohë që katastrofa të tilla natyrore nuk mund të parandalohen! Por ajo që unë cilësoj si “ngjarje sigurimi” dhe jo katastrofë natyrore janë pasojat ekonomike të këtyre fatkeqësive. 
Kush mund të sigurohej në ngjarje të tilla dhe si do të mbulohej ky sigurim? 
Ngjarje me përmasa të tilla, të cilat shkaktojnë dëme materiale dhe njerëzore, si përmbytja e shtëpive dhe kulturave bujqësore, tërmetet, rrëshqitjet e dherave, zjarret masive në pyje, breshëri, stuhitë etj., të gjitha këto klasifikohen si rreziqe katastrofike. A mbulohen në sigurim këto rreziqe dhe si mbulohen? Praktika botërore na referon një shembull ku këto lloj rreziqesh janë të detyruara me ligj që të sigurohen, pasi ndikojnë negativisht në disa faktorë të cilët mund të çojnë në përkeqësim të stabilitetit fiskal dhe performancës makro-ekonomike, duke detyruar qeveritë që të krijojnë fonde shpeshherë të paparashikuara. Nga ana tjetër, këto ngjarje kanë ndikim social tek familjet e prekura, pasi shkaktohen humbje jo vetëm në pasuritë e tyre, por edhe humbje e të ardhurave nga punësimi në biznese, pra ndikim tek një tjetër hallkë e shoqërisë që janë të punësuarit. Efektet ekonomike reflektohen edhe në turizëm, bujqësi, pyje, transport, infrastrukturë etj.  
Përballë një situate të tillë pyetja që lind është: Cila është zgjidhja? Ç’duhet bërë? Format më efikase për të mbuluar këto rreziqe janë dy: E para, kur shteti merr përsipër t’i mbulojë vetë këto katastrofa, duke blerë në tregjet ndërkombëtare të risigurimeve ato që quhen “cat bond”. “Cat bond” janë produkte që kompanitë e risigurimeve ua shesin shteteve dhe shteti merret me trajtimin e dëmeve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga vendet ku tregu i sigurimeve është i pazhvilluar dhe jo-efikas. Ky rast nuk vlen për vendin tonë, pasi në Shqipëri operojnë kompani dhe grupe të fuqishme strategjikë të sigurimeve, të cilët bashkëpunojnë me partnerë të fuqishëm ndërkombëtarë dhe kanë të gjitha kapacitetet për të mbuluar të katastrofat natyrore të të gjitha përmasave në Shqipëri. Tregu ynë i sigurimeve e luan më së miri këtë rol dhe mund ta përmbushë me sukses këtë detyrë. 
Mënyra tjetër është sigurimi i detyrueshëm i çdo familjeje i cdo biznesi për rreziqet e lartpërmendura. Që do të thotë, llogariten rreziqet potenciale të një vendi në një vit dhe mbi këtë bazë bëhen edhe kërkesat për mbulim. Më konkretisht, nëse Shqipëria ka një rrezik potencial prej 300-400 milionë Euro në vit, atëherë llogaritet sa sa duhet të jetë çmimi i këtij mbulimi dhe mbi këtë bazë caktohet edhe primi i sigurimit, i cili varion nga 10 deri në 70 Euro për familje. Ky prim paguhet një herë në vit dhe mbulon të gjitha rreziqet nga katastrofat natyrore. Në këtë mënyrë, shmanget përfundimisht përgjegjësia shtetit, i jepet një frymëmarrje buxhetit të shtetit, rigjenerohet ekonomia e vendit dhe mbi të gjitha krijohet pavarësia e çdo familjeje nga shteti, duke u larguar kështu përfundimisht nga roli qaraman nëpër dyert e shtetit sa herë që ndodhin përmbytje apo fatkeqësi të tjera natyrore!Pra zgjidhja eshte e thjeshte dhe ka nje kosto te vogel mekanizmi eshte i qarte  dhe kerkon vetem pak kohe per te dhene zgjidhjen e domosdoshme. eksperiencat botrore dhe europiane jane  dhe per vende  me popullsi e nivel te njete ekonomik.  
Sigurimi i pronës së pa hipotekuar është një mënyrë tjetër që mund të shmangte përgjegjësinë e shtetit. Nga ana tjetër, sigurimi i pronave dhe pergjegjesive tyre  në zonat e legalizuara do të sillte edhe mbulimin e plotë të humbjeve për pronat e dëmtuara në raste fatkeqësish dhe cdemtimin e largimin e pergjegjesive te pronareve te banesave . Por e gjitha kjo, edhe pse me një kosto të ulët kërkon ndërhryjen e shtetit. Situatat treguan që shumë ndërtime janë bërë në zona të pa-studiuara që mbartin rreziqe të ndryshme. Nëse diçka ndodh nesër me këto shtëpi të legalizuara në rrugë aksidentale, të gjithë njerëzit do t’i drejtohen qeverisë. Pyetja është: Pse shteti ta marrë ketë risk përsipër dhe pse këta qytetarë të mos paguajnë se paku 5 vjet sigurim të detyrueshëm për ketë shtëpi pa leje të ndërtuar? Kosto nuk është asgjë më tepër se një euro për metër/katror në vit. Të gjithë me siguri janë të gatshëm ta paguajnë vetëm mungon predispozicioni i administratës për ta bërë të detyrueshëm për secilin që bën ketë legalizim.shume vetea mund te thone qe  ky sigurim te jete vullnetare dhe secili ta beje vete.Kjo eshte e drejte por  e verteta eshte se me nje  numer te vogel sigurimesh nuk eshte e mundur mbulimi vetem per nje numer te vogel shtepish apo biznesesh.Natyrisht qe edhe te gjithe ato qe jane te siguruar nga permbytjete tani do kompesohen nga kompanite e sigurimeve.
Ky ishte një nga propozimet e industrisë së sigurimeve për qeverinë. Nëse ky propozim do të shqyrtohej dhe miratohej, do të bëhej i mundur krijimi i një portofoli të dyfishtë sigurimesh dhe natyrisht një mbrojtje e të interesuarëve për ndërtimin e tyre. Pra do të kishim mundësi shumë më të mëdha identifikimi e parandalimi të objekteve të ndërtuara në vende jo të lejuara, pasi asnjë shoqëri sigurimi nuk mund të marrë në sigurim objekte, të cilat janë të ekspozuara 100% ndaj rreziqeve të hapura apo të paracaktuara. 
Nuk duhet harruar që industria e sigurimeve është njëra nga tre shtyllat e zhvillimit të ekonomisë së një vendi. Mbështetja tek kjo industri dhe zhvillimi i saj çon vendin në një sistem financiar të shëndoshë, pasi ajo në fund të fundit bën rinovimin e ekonomisë, bën rinovimin financiar të jetës.