Edi Rama te pranoje hetimin nderkombetar per dosjen ÇEZ nga dita e pare gjer sot!

 

 

TAKIM ME GAZETARET.

Ne kete takim me gazetaret, nder te tjera theksova se deklarata e djeshme e zotit Kopac, se gjysem ore pas firmosjes në zyrën e tij te marreveshjes midis Edi Rames dhe ÇEZ qeveria ceke hoqi veton, provoi pazarin e ulet ne kulisa qe une kisha denoncuar me pare dhe qe ishte bere ne kurriz te shqiptareve me moton: "me vendos veton qe te vjedhim se bashku". Vendimi per statusin e vendit kandidat ishte nje vendim politik dhe jo ceshtje kundershtie tregtare qe do zgjidhej ne arbitrazh. Nuk mund ta pengonte dot kurre ate. Para gazetarve i kerkova Edi Rames te mbeshtesi ligjin per hetim nderkombetar te marreveshjes me ÇEZ qe nga dita e pare e ardhjes se ÇEZ ne Shqiperi deri sot.

Perveç ketyre sqarova se kerkeses së palës Çeke për ta zgjidhur me pajtim çështjen, ne në takimin e Vjenës ju përgjigjëm prerazi me Jo. Po pse? Pala çeke, CEZ-i në atë takim kërkoi që ne ti jepnim 85 milionë euro. Tjeter, u zotua se DIA dhe gjithë afera e DIA-s do të merrej përsipër nga pala Çeke. Nuk kishte asgjë me Shqipërinë ajo. Ajo ishte një kompani e kontraktuar nga CEZ, e dërguar për ndjekje penale nga qeveria ime. Çfarë i tha avokati ynë Hamid Gharavi, i tha: "zotërinj i detyroheni qytetarëve shqiptarë së paku me fatura 500 milion euro, jeni ju i gatshëm ti paguani këto që ta zgjidhim me marrëveshje këtë?". Keto dhe nje seri problemesh te tjera i gjeni te trajtuara ne tekstin e plote te konferences per shtyp. sb

"Përshëndetje,

Ju thirra sot, pas një zhvillimi të djeshëm të vecantë për aferën më të madhe korruptive në historinë e pluralizmit shqiptar, aferën e CEZ-it, aferë në të cilën shqiptarët u gjobitën, secili personalisht me 1200 euro, që do të paguajnë nga xhepi me rritjen e çmimeve, për të mos thënë pastaj totalin që shkon në mbi 3 miliardë euro.

Çfarë ndodhi dje. Një personalitet në fushën e energjisë u soll nga Edi Rama për dëshmitar në Komisionin e Aktiviteteve Prodhuese të Parlamentit shqiptarë. Zoti Kopac deklaroi, konfirmoi, pazarin e kulisave të bërë në kurriz të shqiptarëve. Deklarata e tij se, gjysmë ore pas firmosjes së marrëveshjes më CEZ-in, qeveria çeke tërhoqi veton, tregon qartë se Edi Rama bashkërendoi me x-in pazarin për CEZ-in. Kurrë një qeveri, e një vendi anëtar të BE, nuk mund të përdorë veton për ta blerë me 600 milion euro heqjen e saj. Kjo është jashtë çdo imagjinate. Çështja e statusit nuk është çështje tregtare, është vendim i mirëfilltë politik, kryekëput politik i vendeve anëtare dhe Komisionit Europian. Çështja e statusit, unë kam pasur garanci të plotë nga kryeministri i Çekisë, Necas, i cili erdhi në Tiranë për vizitë dhe unë e bëra publike se një nga çështjet kryesore ishte çështja e CEZ-it, por se Çekia nuk mundej kurrë të ngatërronte një vendim politik në një çështje tregtare, e cila sipas ligjit europian, sipas ligjit anglo-sakson do të zgjidhej në arbitrazh, do të zgjidhej sipas rregullave tregtare.

Pra, meqenëse unë e kam shkruajtur edhe kur ka qenë në funksion komisioner, kam përmendur aty komisionerin Fyle, e keni shkrimin të botuar, ka qenë komisioner, ku mesa duket bashkërendoi, nuk kam fakte, por fakti se marrëveshja u firmos në zyrat afër tij. Po, po, marrëveshja është firmosur në Bruksel, e tha ministri Ahmetaj këtë, marrëveshja me CEZ-in.

Fakti që, Kopac deklaron se gjysme ore mbrapa Çekia tërhoqi veton tregon se ky ka qenë një pazar nga më të fëlliqurit e Edi Ramës, në të cilin mund të jenë ndarë dhjetera e dhjetëra milione euro.

Kurrë një qeveri, e një vendi anëtar, nuk mund të shndërrojë një çështje tregtare në një çështje madhore politike të bllokimit. Nuk po bllokohej Shqipëria, po bllokohej Bashkimi Europian. E imagjinoni ju që të mund të bllokohej për një kompani dhe problemet e saj e tërë vendim-marrja e Europës? Jashtë çdo lloj mundësie. Kjo ka vetëm një mundësi, kur palët bien dakord, kur njëra palë thotë më bllokoti që të bëjmë pazarin, dhe këtu pastaj faturën e paguajnë shqiptarët.

Unë dua të them vetëm një gjë. Kërkesës së palës Çeke për ta zgjidhur me pajtim çështjen, ne në takimin e Vjenës ju përgjigjëm prerazi me Jo. Po pse? Pala çeke, CEZ-i në atë takim kërkoi që ne ti jepnim 85 milionë euro. Tjeter, u zotua se DIA dhe gjithë afera e DIA-s do të merrej përsipër nga pala Çeke. Nuk kishte asgjë me Shqipërinë ajo. Ajo ishte një kompani e kontraktuar nga CEZ, e dërguar për ndjekje penale nga qeveria ime. Çfarë i tha avokati ynë Hamid Gharavi, i tha: "zotërinj i detyroheni qytetarëve shqiptarë së paku me fatura 500 milion euro, jeni ju i gatshëm ti paguani këto që ta zgjidhim me marrëveshje këtë?". Pala e CEZ u përgjigj në mënyrë kategorike jo. Atehere ngelet arbitrazhi ndërkombëtar. Por gjithçka u rrokullis sipas xhepave të Edi Ramës dhe "aleancës së qelbësirave" që e përdorën aferën e CEZ për të bllokuar nëpërmjet tre ligjev, një shpikje e Fyle, që pastaj Fyle thoshte "jo si kam futur unë", kur unë e bërë çështje europiane këtë, Jo, – tha, – i kanë bërë vetë si kam futur unë.

Ndaj dhe jam sot këtu për ti bërë thirrje Edi Ramës të pranojë hetimin ndërkombëtar për aferën e CEZ-it, nga dita e parë e ardhjes së tij në Shqipëri, deri në ditën e firmosjes se marrëveshjes famëzezë, më të cilën shqiptarët i gjobitën 1200 euro për person duke krijuar një gropë të tmerrshme energjetikës, tatimeve dhe doganave shqiptare nga kompania, e cila në Shqipëri falimentoi.

Ndaj dhe mendoj që, zotin Kopac ta falenderoj edhe unë për dëshminë që bëri, por nuk është komuniteti dhe sekretariati i energjisë që do të merret me hetimin, hetimi ndërkombëtar ka rregullat e veta, dhe ligji që ka dërguar PD është një ligj i shkëlqyer i bazuar në praktikat e mëparshme të Shqipërisë në hetimet e suksesshme ndërkombëtare".

Pyetje: Z. Berisha, opozita ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit Meta për afera korruptive, pse nuk kërkohet për këtë rast edhe dorëheqja e kryeministrit?

Berisha: Unë kam akuzuar kryeministrin akuzoj edhe Ilir Metën dhe i kam bërë publike, por ka një dallim të jemi realist. Ilir Meta u bashkëngjit, me kërkesën time për hetim ndërkombëtar dhe unë këtë e vlerësoj. Ai thotë të behet hetim ndërkombëtar. Unë dua që të bëhet një transparencë e plotë për të gjitha këto veprime dhe jo të përdoret, siç po e përdorin për pengmarrje ndaj njëri-tjetrit krahët e "aleancës së qelbësirave", këtë unë nuk e dua, se nuk fitojnë gjë shqiptaret nga kjo, unë dua të që të fitojnë shqiptarët. Unë dua që interesat e tyre të rivendosen, sepse Edi Rama i shkelmoi me të dyja këmbët. Dosja është aty, avokati ndërkombëtar i yni nga më të shkëlqyerit, na dha garanci të plotë se çështja është e fituar nga ju. Ky avokat fitoi ceshtjen e Mamidoil, qe ishte ceshtje shume e komplikuar. Ne ishim të sigurtë që në arbitrazh do të fitonim, kurse kjo ju ka kushtuar shqiptarëve me shtrenjtë se çdo gjë tjetër. Në total kjo ju ka kushtuar sa ç’mund të ketë kushtuar gjithë Kaskada e Drinit. Kjo është aferë e tmerrshme.

Pyetje: Anetaret e komisionit te ekonomise jane shprehur qe te hetohet qe ne diten e pare te kontrates që keni bërë ju me CEZ…

Berisha: Që ditën e parë, plotësisht dakord, i tërë procesi i privatizimit. Çdo gjë të hetohet. Hetim integral, total i kësaj çështje.

Pyetje: A përfituat ju politikisht nga privatizimi?

Berisha: Absolutisht zero përfitim. Kam bindjen më të thellë se kryeministri Topolanek nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimin, nuk ishte i tij, vendimi është i rakorduar për ti pranuar Shqipërisë kërkesën për vend anëtar në Bashkimin Europian. Pra, me bindje të plotë se nuk kishte asnjë lidhje, por fatmirësisht ajo dosje është aty, e ndërmjetësuar në çdo moment të saj nga Korporata Energjetike Ndërkombëtare apo krahu Tregtar i Bankës Botërore, e cila ishte kontraktuar për të realizuar privatizimin e CEZ-it dhe faktorë të tjerë. Unë po them të hetohen, por hetimi i kësaj çështje është një kusht shumë i madh, sepse ju po e shihni vetë se çfarë është bërë. Po marr vetëm DIA-n, ne i kemi çuar ato kompani për ndjekje penale, edhe drejtuesit e CEZ ne i kemi çuar për ndjekje penale. Çfarë ndodhi në Vjenë. Në Vjene, CEZ, në ofertën që bëri tha do ta mbajmë ne DIA-an, kurse këta e sollën në derë tek ne. E dini çdo të thotë kjo? Edhe 135 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Kush e bërë këtë lëshim dhe kompromis.

Të beejme një hetim te plotë. Është e paimagjinueshme si çështje dhe unë nuk i ndahem kurrë. Që ditën e parë në Parlament kur ka ardhur problemi une e kam ngritur. E kam ngritur në mënyrën më të vazhdueshme, e ngre përsëri. E konsideroj një hap të rëndësishme që njëra forcë politike e mazhorancës është shprehur dakord për hetim ndërkombëtar. Po pse thoni ju hetim ndërkombëtar? Është jashtëzakonisht e vështirë, është gjigande, CEZ është kompani e pestë energjetike e Europës. Ajo kontraktoi në atë kohë studiot më të fuqishme të botës, edhe ne pastaj u përpoqëm që ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë, ndonëse ajo është më e pasur. Është kompania e 5-të gjigande e energjisë në Evropë, por ishim të sigurt në betejë. Tani këta që e bënë të kujtohen se i kanë bërë Shqipërisë një gjëmë të madhe, për buxhetin, për qytetarët. Le të hetohet. Duhet hetim ndërkombëtar dhe të dalin të gjitha përgjegjësitë.

Ju them një gjë. Pala e CEZ-it përpiqej të akuzonte palën shqiptare dhe ta akuzonte atë se nuk po funksiononte për shkak të qeverisë. Ju garantoj se qeveria ka bërë gjithçka që pala e CEZ-it të funksionojë, jo të dështojë. Ai merrte kompani për të mbledhur të ardhurat e përditshme dhe i ndante, ajo ishte rruga e vjedhjes dhe falimentimit. Atëherë nese ti i thua tjetrit mblidhi ato dhe do të të jap 40-50%, atëherë ti ndan para me ta dhe shkon drejt falimentimit. Llogjike tjeter tregu mbi toke nuk ka. Se ai duhet të bëjë investime, te mbulojë shpenzimet. Ne kemi qenë korrekt në çdo hap. Çdo hap ne e kemi bërë me transparencë absolute ndaj CEZ-it. Edi Rama sa ka ardhur në pushtet ka lëshuar tërkuzën e akuzave ndaj qeverisë për sjellje të keqe të CEZ, për përzënie të CEZ sikur ishte punonjës si CEZ, i fliste goja jo xhepi Edi Ramës. Se një kryeministër nuk mund t’ia bënte kurrë vendnit këto. Se këto deklarata ishin të mjaftueshme për ti përdor CEZ-i ne arbitrazh dhe kudo kundër nesh. Pa le më zëdhënësi i tij Gjiknuri në çdo platformë doli duke mbrojtur CEZ. CEZ që i kishte shqiptarëve 3.2 miliarde euro me claime, pa claime 800 milion.

Pyetje: Në kohën kur po bëhej marrëveshja me DIA-a ju ai ishit në dijeni per influencen qe ministri juaj i jashtem ne ate kohe, zoti Meta po bënte per këtë marrëveshje …

Berisha: Absolutisht asnjë dijeni. Pse? Personalisht, nëse do ti bini rrotull planetit nuk do të gjeni kurrë një kompani, të cilës unë i kam rekomanduar nënkontraktorë. Që në momentin që unë të rekomandoj një nënkontraktor ta keni të qartë që unë kam shprehur një interes timin dhe kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë.

Nuk është e vërtetë se nuk është ditur borxhi. Borxhi është ditur, borxhi ka qenë në favor të CEZ për ta mbledhur, nuk janë fshehur letrat, auditi është bërë. Përgatitja e privatizimit ka zgjatur dy vjet dhe dihej që autoritetet shtetërore, private i kanë CEZ këtë borxh dhe ky borxh u pranua se do të mblidhej nga CEZ-i. Njëra anë është mbledhja e borxhit, në të cilin çdo kompani, por edhe çdo shtet përdor mekanizma të ndryshme për trajtimin e tij, por ana tjetër ishte mbledhja e të ardhurave. Por tani të vijë një kompani dhe te outsource për mbledhjen e të ardhurave dhe të ndajë të ardhurat me të, çfarë do të investonte ky pastaj, nuk investoi asgjë vetëm rrënoi. Vetem kosumim dhe shkaterrim te rrjetit energjitik dhe ky është një dëm i jashtëzakonshëm që bëri CEZ. Unë nuk kam ditur asnjë gjë, sepse nuk ka qenë detyrë e asnjë ministrie. Ai ka qenë veprimtari private e CEZ. Nëse ndokush ka dashur të fusë miqtë e vet, padiskutim që është me dorë ne tavë.

Pyetje: Thuhet se nuk është vetëm kompania e DIA-s në aferë korruptive janë edhe kompani të tjera që jane pjese e kesaj afere korruptive por qe pretendohet se kane lidhje me familjarët tuaj…

Berisha: Asnjë kompani nuk ka lidhje me mua dhe me të afërmit e mi në mënyrë kategorike. Është shpifje, siç kanë shpifur. Le të më nxjerrin njërin, natyrisht kam mënyrën time të reagimit, të afërmit e mi do të kenë mënyrën e tyre të reagimit dhe do tu përgjigjem më transparencë të plotë në sallën e gjyqit ose kudo tjetër, siç kanë praktikën e tyre.

Nuk eshte rekomanduar nga të afërmit e mi e as nga unë kurrë asnjë kompani. Duhet ta dini ju dhe të gjithë shqiptarët, se në asnjë rast të afërmit e mi, është fjala për fëmijët e mi, nuk kanë qenë ndërmjetës në jetën e tyre një herë të vetme midis qeverisë dhe një kompanie private ose e kundërta. Nuk kanë qenë palë në gjyqe, nuk kanë mbrojtur në gjykata kurrë një kompani që ka paditur qeverinë, nuk kanë mbrojtur asnjë kompani. Ata kanë pasur një kod etik shumë rigoroz të punës së tyre për të cilin sa herë janë akuzuar me dokumente kanë fituar padinë pa asnjë vështirësi, sepse i janë përmbajtur me rigorozitet këtij kodi. Nuk ka ardhur kurrë ndonjëherë ndonjë ndërmjetësim asnjëri prej tyre as tek un, as ne gjykata, askund.

Pyetje: Ka një debat politik qe ka nisur keto dite pas kesaj. Kryetari Parlamentit pak dite me pare la te kuptohet qe mund te kete nje marreveshje mes kryeministrit Rama dhe liderit te opozites Basha. Ne rast se do kete dicka te vertete per kete, ju do ta mbështesni?

Berisha: Unë ajo që mbështes fuqimisht, mbështes një bashkim votash për të votuar hetimin ndërkombëtar. Kthehemi pak tek afera. Në historinë e tokës, vetëm dy herë kam parë në jetën time, kam lexuar dhe dëgjuar që vepra të rënda penale, nga parlamenti shpallen të padënueshme dhe kjo jo me ligj amnistie, i cili me Kushtetutë ka rrënjë tjetër kushtetuese dhe përcaktim tjetër, por me ligj të zakonshem. E kam parë tek CEZ, i cili thotë se nuk mund të ketë asnjë ndjekje penale për asnjë njëri asnjë afere që ka lidhje me këtë marrëveshje, e cila e transkriptuar e në gjuhë popullore do të thotë se "kemi vjedhur me kamion, por nuk mund të dënohemi". Se nëse nuk ke vjedhur me kamion atëherë pse e bën këtë ligj, kur e di që po shkel Kushtetutën, se Kushtetuta thotë se amnistia miratohet në këtë mënyrë, ka kodin e vet, kushtet e veta e te gjitha keto. Nuk kisha parë kurrë, të ndërpresësh proceset kriminale ne vazhdim. A e dini se ato hetoheshin për larje parash në dhjetëra rastesh në kompanira fantazem në ishuj që ekzistojnë apo nuk ekzistojnë. Paratë e shpërdoruara midis CEZ dhe këtyre kompanive. Si mund ta bësh një amnisti të tillë. Nuk ka në botë njëri që ta mendoje përveç Edi Ramës dhe njerëzit e tij. Neni 19.

Dje po lexoja reformën në drejtësi shoh për fatalitet, perseri neni 19 i Kushtetues për fatalitet thotë se nuk mund të ndryshojë këtë ligj për ndryshimin e Kushtetutës. Dhe neni 20 apo 24 thoshte se "Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të interpretojë ligjet dhe të mbroje kushtetutën", por jo Edi Rama. Se të shkruash se Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të gjykojë këtë ligj, do të thotë je një bandit i mirëfilltë si Fatmi Xhafa dhe Edi Rama dhe Dvorani qe eshte Xhafa bis dhe është një turp i shekullit, ska gje me te turpshme mbi toke. Do të thotë të nxjerrësh gjithçka jashtë ligjit, jashte Kushtetues, jashtë çdo lloj norme dhe te pretendosh se jam unë vullneti, ligji, Kushtetuta e këtij vendi. Po çe do Gjykatën Kushtetuese, kur nuk mund ta interpretojë ligjin qe ndryshon Kushtetutën dhe që e voton parlamenti. I ndoqa mediat. Nuk e reflektuat ju këtë në media. Po ky është neni i diktaturës. Edi Rama e paralajmëroi këtë në takim, tha se dua një reformë përtej ligjeve, .e thikë deri në palcë. Ka kompleksin e kurbanit.

Pyetje: Si e gjykoni letren e derguar nga Spartak Braho sipas te cilit me ceshtjen e CEZ cenohet siguria kombetare…

Berisha: Unë denoncova në Parlament javën e fundit përdorimin e kësaj çështje për luftë të brendshme njëri me tjetrin të "aleancës së qelbësirave". Unë gjykoj se të gjitha këto histori mafioze, por qytetarëve ju duhet tani hetimi ndërkombëtar, prandaj se ç’kanë ata njëri me tjetrin, se si i përdorin ata këtë aferë kundër njeri- tjetrit, ky është skup mediatik, qytetareve ju intereson të ketë paratë që jua bëri rrush e kumbulla Edi Rama. Hetimi është gjithçka dhe e konsideroj, fatmirësisht, që njëri krah, z. Meta ka pranuar këtë ide, që është edhe i akuzuar kryesor i DIA-s, z. Rama ka rastin të tregojë edhe ai se më në fund mund të marrë minimumin e përgjegjësi në interesin e qytetarëve.

Pyetje: Po flitet paralelisht edhe për zgjedhje të parakohshme keni ndonjë koment…

Berisha: Unë ajo që shoh është se vendi nuk ka qeverisje. Ky vend është pas qeverisje. Ky vend ka një kryetar ekzekutivi që është sot njeriu me qesharak i planetit, i cili nga një piktor i dështuar që s’ka shitur dot në jetën e tij një pikturë tani me paratë e taksapaguesve, do të bindë botën se është piktor i madh, pavarësisht se jane zhgarravina të thjeshta fare. Ajo është rruga e larjes së parave. Atë t'jua shesë mediave, por mua s’ma shet dot kurrë. Ajo është shumë e thjeshtë. Prisni ju kur të shihni deklaratën e pasurise qindra mijëra euro nga shitja e pikturave.

Pyetje: Çfarë shënonit ju në agjendën tuja të punës…

Berisha: Shënoja takime pune, reforma, s'kam punë me pikturat unë. Unë e dua më shumë se ai ndoshta, pavarësisht se nuk pikturoj, por ai e ka kompleks atë. Pra ky njeri vetëm qeveris nuk qeveris. Ky ka formimin e vjetër të njeriut të rritur në bllok, ku ka idenë vetëm hekura, burg, hanxhar dhe ky është fjalori i tij i qeverisjes dhe ky njëri çfarëdo që të ndodh në qeveri ministrat kanë sukses thotë. Paçka se para ju thotë se jeni anadollak etj. Ky njeri vetëm për qeverisen nuk është. Ky njëri ka dy vjet nuk ndërton dot një kilometër rrugë përveç kullës falike të Korçës dhe shatërvanit në Durrës që po i dalin pllakat. Nuk tregon një vepër tjetër. Nuk ka ky asgjë. Ka vetëm ministra të kapur nga droga, nga korrupsioni nuk ka asnjë rëndësi. Të vjedhim sa më shumë. E dini ju se këtë kohë ka shpërthyer gara të vjedhim sa më shumë se do të ikim. Por, se çfarë do të ndodhë!

Faktikisht vendi qeverisje nuk ka dhe po të kishte përgjegjësi më minimale kjo situatë nuk vazhdonte as 4 ditë. Por ka një alternativë tjetër, ëndrra e revolucionit demokratik , i cili do ti krrejë këta nga pushteti.

Pyetje: Me protesta?

Berisha: Sigurisht me protesta të qëndrueshme dhe e shihni ju, se këta janë në rrokullisje. I pari grup që vendos të ulë çadrat para zyrës së Edi Ramës dhe të qëndrojë aty deri në largimin tij fiton betejën. Absolutisht, këta qëndrojnë vetëm për të vjedhë nuk qëndrojë për të qeverisur.

Pyetje: Ka një krisje mes aleancës së Metës dhe Ramës, ju vetë sa jetë gjatë e shikoni këtë aleancë?

Berisha: E kam shumë të lehtë përgjigjen se që në fillim në parlament që muajin e parë i kam thënë Ilir Metës se ky u kthye nga Gjermani dhe tha se Ilir Metën e duan në burg. Unë ia thash se ishte e vërtetë. Në Bruksel ishte ë vërtet se i kërkuan burg. Jam i vetmi që i kam thënë në mënyrë të përsëritur se ti je një skllav dhe nuk duhet të rrish aty, sepse nëse vjen dhe të thotë nga Brukseli dhe Gjermania këto ti kë një rruge urdhëroni dhe hetoni. Por Edi Ramës i kanë thënë mbi bazën e dosjes që ke sjellë ti për Ilir Metën. Pra unë "aleancën e ngjalave" e kam quajtur "aleancën e halave". Se ngjalat i hëngri Nardi dhe këtyre ju la skeletet. Jo Nard Ndoka, por personazhi tjetër (Koka).

Pyetje: Në vitin 2012 ju miratuat aktin normativ për rishikimin e buxhetit qe parashikonte vjeljen e borxheve të institucioneve shtetërore. Pse duhet te kërkonit kompani private që ta bënin këtë?

Berisha: Të jesh i sigurt ti që qeveria nuk ka kontraktuar asnjë kompani private për këtë. Këtë ta garantoj 100%. Qeveria ka bërë gjithçka që institucionet shtetërore që kanë patur borxh ndaj CEZ, të paguajnë borxhin. Kjo është normale se është institucion publik. Dhe qeveria, për kohën që ka qenë CEZ nuk e lejoi kurrë të rrisë çmimin.

Pyetje: A ishit në dijeni të bisedimeve të CEZ me ERE për uljen e çmimit?

Berisha: Sigurisht që CEZ me ERE, siç është OSSHE me ERE, janë në marrëdhënie të vazhdueshme. Po ta shohësh statutin, ankesat e qytetarëve shkojnë në ERE. Ajo është një institucion konstant në bashkëveprim me CEZ. Që të gjitha rastet, është mbajtur qëndrim konstant, adeguat. Kur është gjykuar se ERE e ka shkelur, janë mbajtur qëndrimet e duhura, kur është gjykuar se CEZ e ka shkelur, janë mbajtur qëndrimet dhe kemi bashkëpunuar ngushtësisht me BB sepse ka qenë ndërmjetësi. BB na ka ndihmuar shumë me të gjithë ekspertizën e saj dhe ai duhet të ishte një fair broke, një ndërmjetës i ndershëm, dhe ka qenë i ndershëm. Çdo gjë ne e kemi bërë në mënyrën më transparente. CEZ përpiqej me çdo kusht të faktonte atë që bërtiste Edi Rama se ne po i përzinim. Absolutisht, kurrë, nuk ishte ky qëllimi ynë. Qëllimi ynë ishte që ajo të funksiononte me sukses në kushtet e tregut, por shkeli rregullat dhe ne në çdo rast ishim gardianët e interesit publik.

Pyetje: Pse e zgjodhët CEZ kur dihej se CEZ në të gjitha vendet ishte problematike?

Berisha: Nuk e zgjodhëm ne, aty ishte një privatizim i bërë me ndërmjetësimin e BB. Dhe janë dokumente për këtë, dhe janë edhe shumë dokumente të tjerë të shprehura të institucioneve të tjera, të partnerëve. Ishte gjigandi i peste energjetik në Evropë. Mbrapa rezultoi me probleme në Bullgari, Ceki. Këto privatizime kane patur aspekte të ndryshme në vende të ndryshme. Prandaj them unë që duhet të hetohet, të hetohet dosja se si u shpall fitues, kontrata që u bë, pra çdo gjë. Problemi është se këta me nenin 19 e zbuluan veten, kemi vjedhur po kos na dënimi thonë. A jo! Ata që kanë vjedhur do dënohen.

Pyetje: Po vjen fundi shtatorit dhe PD nuk ka mbyllur analizën për humbje e zgjedhjeve

Berisha: Kryetari i PD është në mënyrë frekuente para shtypit. Unë jam këtu për interesin publik. Ai është kompetent, ka të gjithë autoritetin për ti dhënë përgjigje më të saktë pyetjes tuaj.