Sqarim për lexuesit dhe Anila Bashën

 

 

Sqarim miqësor për Anila Bashën dhe “Newsbomb.al”

Nila !

Fotoja që keni botuar nuk ka ndonjë sekret sepse ishim në një drekë disa veta, siç edhe e keni sqaruar disi tek web-in tuaj të nderuar.  Nuk ka asnjë kompromis apo bashkim “linjash editorial” te “boseve të medias” , por thjesht një takim të ftuar nga Irfani e që vijonte  si rastësi e një takimi tek “Koha Jonë”, para ca ditëve. Dhe natyrisht, nëse jeni kurioze, javën tjetër do të jemi tek Ylli Ndroqi, e kështu me rradhë . Mund të jenë edhe botues të tjerë !

Por përsa i përket komenteve apo hamëndjeve keqdashëse ( në web) ,me lejoni t’iu them se janë të lira, pasi edhe po të donim t’i ndalonim nuk ka asnjë mundësi sepse teknologjia e informimit ka avancuar, ndonëse për mua çdo administrator web-i duhet të ketë një “kontroll” për të hequr kur fyejnë apo sajojnë në komente.

 Unë për vete, Anila, kam dhënë porosi të prerë redaktorëve të web-it të “KOHA JONË” që asnjë koment fyes e denigrues nuk mund të lejohet të botohet, as gjoja në emër të lirisë së fjalës. Fjala e lirë është gjë tjetër nga ato që shkruajnë  e sajojnë duke derdhur dufin nëpër komente, të cilët mbeten anonim nëpër rrjete sociale e nuk kanë kurajon të vendosin emrin !

Pra Anila nuk ka përbashkim linjash editoriale nga asnjeri, të paktën për mua JO !

Me respekt

Nikoll Lesi

Botues i “KOHA JONE”