Lindita Theodhori:Kërko falje o Gjergj !

 

Ka reaguar Lindita Theodhori, divja e muzikes se lehte. Ajo shkruan se “Unë do e konsideroja falje që ai të dalë në të njëjtën gazetë dhe të përgënjeshtrojë e të hedhë poshtë me gojën e tij ato që ka thënë ndaj personit tim.Si mund të kërkoi falje nga Facebook ai, madje me atë që ka bërë e ka rënduar dhe thelluar edhe më tej gabimin e tij, duke thënë që njerëzit nuk merrem me fenomenin, po merrem me Gjergjin.

Kush është fenomeni këtu? Dil o ti njeri atje ku ke folur dhe i veshur me një turp të madh, kërko një falje të madhe publike dhe përgënjeshtro urgjentisht, në mënyrë të prerë, kategorike çfarë helmesh ke vjellë nga goja. Kjo që ke bërë është e pashlyeshme” – e mbyll reagimin e saj artistja Theodhori, e cila duket se nuk do e lërë me kaq këtë histori.