Ja kush është e dashura e “Zogut të Tiranës”

Pas mbylljes së sezonit televiziv “Aldo Morning show”, Hermes Nikaj po shijon pushimet me të dashurën e tij, Anxhela.

Në 1-vjetorin e lidhjes së tyre, Hermes (i njohur si Zogu i Tiranës) flet për dashurinë që lindi nga një miqësi me vajzën në fjalë.

“Me Anxhelën jemi njohur nga një mikeshë e jona e përbashkët, Andja. Më tërhoqi me thjeshtësinë e saj në fillim, e më pas gjërat erdhën krejt natyrshëm. Si pikën më të fortë të marrëdhënies së tij ai veçon thjesht “dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

“Anxhela është e çiltër, e thjeshtë, bujare e sinqertë dhe e përkushtuar në gjithçka, por nëse do të vendos të martohem ose jo me të, ku i dihet jetës, më mirë t`ia lë kohës”.