Rama-Vuçiç, sërish bashkë në debat online në emisionin “Okruzenje”

 

Kryeministri Edi Rama do të jetë përballë homologut serb Aleksandër Vuçiç këtë herë në Malin e Zi në një emision televiziv online me 27 gusht, ku të dy kryeministrat do të debatojnë së bashku në emisionin “Okruzenje”.

Takimet mes kryeministrave Rama dhe Vuçiç kanë vazhduar dhe pas thyerjes së akullit në Beograd vitin e shkuar pas vizites se kryeministrit shqiptar dhe kthimit te vizitës pak muaj më parë nga kolegu serb, mes dy shefave të qeverive ballkanike ka marrëdhënie më shumë se paqësore.

Në fund të gushtit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të jenë së bashku në Samitin e Vjenës krahas kryeministrave te tjerë të rajonit dhe kjo do jetë një mundësi e mirë për të biseduar. Por, kryeministri shqiptar dhe ai serb do të kenë një përballje shumë interesante edhe mediatike në emisioni “Okruzenje”.

Samiti i Vjenes qe synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, vjen me iniciativë të Kancelares gjermane Merkel.

Lajmi për përballjen në emisionin “Okruzenje” është konfirmuar në faqen online të mediave online, ku thuhet se Rama dhe Vuçiç do të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit, Nenad Sebek, aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç, gazetare e njohur nga Mali i Zi.