Lançohet Windows 10: “Era e re” për kompjuterat personal

Lançimi i Windows 10 sipas shefit ekzekutiv të Microsoft, Satya Nadella, është nisja e “një epoke të re” të kompjuterave personale.

Programi kompjuterik (software) u lançua këtë të mërkurë globalisht dhe kjo është një përpjekje e kompanisë për të ndryshuar fatin e saj në industrinë e telefonave celularë. Windows 10 do të ofrohet si një ‘përmisim’ falas për shumicën e përdoruesve. Megjithatë kompanitë do duhet të paguajnë për versionin e tyre, pasi do duhet që të ri-instalohet në kompjuter.

Analistët thonë se strategjia e këtij programi kompjuterik është dizenjuar për të shpejtuar adaptimin. Deri më tani Microsoft ka lançuar çdo vit nga një version të ri të Windows, dhe shefi ekzekutiv i kompanisë shprehet se kjo është një arritje e jashtzakonshme për kompaninë dhe gjithë industrinë. Kompania shton së ky do të jetë hedhja e fundit në treg e një programi të tillë, pasi nga ky moment softuerët do të përshtaten gradualisht falas gjatë muajve dhe viteve në vazhdim