Beqaj: Laboratorët shëndetësorë, të jepen me koncension

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi sot se dhënia me koncension e laboratorëve është e vetmja mundësi që të kemi një shërbim sa më cilësor të ofruar.

Deklarata e Beqajt u bë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave teksa diskutohej marrëveshja e shërbimit këshillimor financiar dhe projektligji për rehabilitimin e spitalit të Shkodrës.

Ministri Beqaj vlerësoi se dhënia me koncension e këtij shërbimi do të sjellë përmirësim të spitaleve publike, jo privatizim të tyre. “Ne vlerësojmë partneritetin publik- privat. Kjo marrëveshje nuk do të sjellë rritje në buxhetin e parashikuar. Humbjet nga shpërdorimet kushtojnë më tepër”, tha Beqaj.

Por kjo u kundërshtua nga deputetët e opozitës në Komisionin e Ekonomisë. Ish ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se kjo do ti kushtonte më shumë buxhetit të shtetit pasi, investitori privat do të kërkonte
që të merrte edhe përfitimet e tij.