Çfarë po ndodh me AMC?

 

Nuanca magenta është ngjyra, e cila po pozicionohet cdo ditë në qendër të reklamave të AMC. Magenta  përkon me ngjyrat identifikuese të gjigantit ndërkombëtar të telekomunikacionit T-Mobile, pjesë e grupit Deutsche Telekom, ku bën pjesë edhe AMC. A është ky një sinjal i mundshëm që paralajmëron ndonjë ndryshim të identitetit të kësaj kompanie?

AMC është pjesë e Deutsche Telekom që prej vitit 2009 dhe vitet e fundit ka realizuar disa projekte të lidhura më grupin. Një ndër ta është filmi i kalibrit europian “Move On” në vitin 2012 i zhvilluar nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Asger Leth, fitues i cmimeve ndërkombëtare dhe me yllin hollivudian Mads Mikkelsen. Një tjetër projekt i përbashkët i AMC dhe Deutsche Telekom ishte surpriza për sportdashësit dhe veçanërisht tifozët e skuadrave gjermane në Shqipëri të cilët patën mundësi të bëhen pjesë e kampionatit “Bundesliga” përmes një loje. Falë bashkëpunimit të AMC dhe skuadrës më të ndjekur nga sportdashësit shqiptarë, Bayern Munchen, dhjetë prej fituesve ndoqën live ndeshjen e ekipit tyre të zemrën në Allianz Arena. Gjatë këtij viti, pjesë e bashkëpunimit të AMC dhe DT ishte konkursi kombëtar për ide novatore. Ndër 45 aplikime u përzgjodh “BDF Health” si projekti më i mirë, që falë AMC do të konkretizohet në një produkt përfundimtar për t’u hedhur më pas në tregun shqiptar. AMC është kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, me lëshimin e sinjalit të parë celular në vitin 1996. AMC është pjesë e grupit COSMOTE që prej vitit 1998, AMC është prej 6 vitesh tashmë anëtare e kompanise së madhe të Deutsche Telecom dhe T-Mobile.