Muze për gratë, do të ndërtohet për herë të parë në Shqipëri

Shqipëria për herë të parë do të ketë një muze për gratë, duke iu bashkuar kështu rrjetit të muzeumeve botërore të grave.

“Është një muze që bazohet mbi jetën qytetare shqiptare. Pra nuk ka të bëjë me kostumet popullore, nuk është pjesë e folkut, por është pjesë e emancipimit, do me thënë: Gratë dhe Emancipimi. Ne kulturën nuk e përçojmë dot nëpërmjet muzeve, nuk i krijojmë dot muzetë. Mos krijosh dot muze, është varfëri e madhe shpirtërore. Ne duhet të përpiqemi për këtë”, tha Elsa Ballauri.

Ndërsa Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, teksa ka mbështetur këtë projekt nuk ka nguruar t’i japë edhe një shuplakë artit në Shqipëri ku sipas saj është për të ardhur keq që buxheti vjetor per Teatrin  Kombëtar të Operës dhe Baletit është 100.000 euro ndërsa buxheti vjetor i Ministrisë së Kultureë është 10 milionë euro.

Po mendoja për këtë aktivitet sesi edhe në shekulline 21 duhet të diskutojmë dhe të promovojmë sesi te mbrojme të drejtat e gjysmës se njerëzimit.Per here te pare degjova nga Elsa per muzetë e grave. Mu duk ide e mahnitshme. Gjithe muzete ngrihen mbi historine zyrtare qe shkruahen nga burrat. Ky muze eshte i veçante, pasi vizitoret e huaj tashme mund te krijojne nje mendim per Shqiperine. Perpara se te vija ketu po iu tregoja disa te ftuarve në këtë event një shifer alarmuese për mua  lidhur me kulturën. Buxheti vjetor për Teatrin Kombëtar e Operës dhe Baletit është 100.000 euro ndërsa buxheti vjetor i Ministrisë së Kulturës eshte 10 milione euro. Është jashtezakonisht i ulet. Nuk mjafton të investosh në infrastrukturë, investimi më i rëndësishëm është investimi tek njerëzit”, tha ajo,

Muzeumet e grave ciëlsohen si ura lidhëse midis kulturës dhe problemeve gjinore të shoqërisë, dhe qëllimi është të promovojë divesritetin cultural dhe dialogun ndërkulturor.