Sekuestrohen 1.5 kg heroinë, 4 në pranga

 

Policia e Durrësit sekuestron 1.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, ndërsa në pranga ka vënë katër persona.

Sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka finalizuar me sukses operacionin policor “Smart ”, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Sajmir Taullaj 44 vjeç,banues në Lushnje,
•Laert Haxhiu 23 vjeç,banues në Lushnje
•Afrim Demiri 54 vjeç,banues në Lushnje
•Kastriot Zaimi 34 vjeç,banues në Durrës.

Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se këta shtetas janë pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provave materiale, katër të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruan:

•1.5 kg lëndë narkotike e llojit Heroinë e pastër ,
• automjeti tip Audi me targa AA 592JE,
• automjeti tip Smart me targa ioi 2954,dhe
•gjashtë aparate telefoni celularë.

Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “ Trafikimi i narkotikëve të mbetur në tentativë”.