Spartak Braho: ISIS? Të vetmit myslimanë fantatikë në Shqipëri janë Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

 

Shfaqja e një video, ky dy shqiptarë të ISIS kërcënojnë shqiptarët, ka qenë object diskutimesh këto ditët e fundit.

Por, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, duket i pashqetësuar nga ndonjë kërcënim i mundshëm nga ISIS.

Sipas tij, të vetmit myslimanë fantatikë në Shqipëri janë Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj.

“Të vetmit fanatikë myslimanë në Shqipëri janë Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, ushtar i Bashkim Gazidedes, i shkolluar në Iran para 20 vitesh,” thotë Braho.

Ndërsa në rrjetet sociale, me kërcënimet e dy shqiptarëve të ISIS, ka vetëm humor.