Çako: Nuk na stepin videomesazhet

Gjatë takimit me strukturat e policisë së qarkut të Korçës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka nënvizuar për një plan bashkëveprimi kundër terrorizmit, ndërsa ka apeluar se nuk na stepin videomesazhet.Në fjalën e tij ai bëri të ditur se tashmë ka një plan bashkëveprimi dhe se policia nuk do të stepet nga videomesazhet me përmbajtje terroriste.
 “Një prioritet i rëndësishëm është “Partneriteti kundër terrorizmit”. Jeni njohur me një plan bashkëveprimi për këtë problem. Kërkoj vëmendje të shtuar nga të gjitha strukturat. Jemi të vendosur të zbatojme ligjin e të prodhojmë rend e siguri për qytetarët, pa u stepur ngavideomesazhet me përmbajtje terroriste”, tha Çako. 
Sa i takon zgjedhjeve lokale, ai tha se do të ketë reagim në kohë reale dhe nëzbatim korrekt të ligjit ndaj kujtdo që tenton të cënojë procesin elektoral. “Policia e Shtetit nuk ka zgjedhje, nuk eshte ne gare, Policia e Shtetit ka sherbim dhe zbatimme korrektesi te ligjit. 
Unë dhe stafi im, jemi të vendosur të ndëshkojmë cilindo punonjës policie që do implikohet në anën politike të cilit do krah. Po ju percjell edhe porosinë e Ministrit Saimir Tahiri për të rritur tempin ndaj goditjes së krimit, të kultivimit të bimeve narkotike, si dhe reagimin në kohe reale dhe ne zbatim korrekt të ligjit ndaj kujdo qe do tentojë të cënoje procesin elektoral përsa i përket problematikës që mbulonpolicia”, tha Çako.