Idrizi beteje diplomatike per numuruesin e humbur ne KQZ

 

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet po ndjek hapat e nevojshme ligjore dhe politike për shfuqizimin e vendimit të paligjshëm të
KQZ-së, që i mohon PDIU-së numërues, në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.


Kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi priti dje në zyrën e tij përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR dhe i njohu me
vendimin absurd të KQZ dhe me përcaktimet ligjore, që i japin PDIU të drejtën të propozojë numërues. Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR mbajtën
shënim këtë shkelje dhe njoftuan se do ta bëjnë pjesë të raportit mbi zgjedhjet. 


Sot, kreu i PDIU-së iu drejtua me një letër ambasadave të Bashkimit Evropian dhe asaj të SHBA-ve në Shqipëri, ku i njohu me shkeljen ligjore.
PDIU do ta ankimoj vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Neni 96 i Kodit Zgjedhor përcakton se çdo parti me më shumë se dy deputetë ka të drejtë të ketë numërues. KQZ, në shkelje flagrante të Kodit, ia mohoi këtë të drejtë PDIU-së, pa asnjë arsyetim ligjor.