Balla: Ajola Xoxa bëri regjistrimin e biznesit të Dzanashvilit në QKR, por s’ka përgjegjësi

 

Taulant Balla, nënkryetari i PS, reagoi shqetësimit të shprehur nga disa deputetë të opozitës në parlament për përfshirjen e emrit të bashkëshortes së kandidatit të mazhorancës, Erion Veliaj, në bizneset e Amiran Dzanashvilit. Rumeni ndodhet i arrestuar për prostitucion në vendin e tij dhe po hetohet për pastrim parash në Shqipëri . Balla tha se Xoxa ka bërë regjistrimin e biznesit të Dzanashvilit në QKR, por nuk ka përgjegjësi. “Zonja e nderuar është një jurste e nderuar që ka punuar disa kohë në një zyrë të dy avokatëve. Nuk ka asnjë përgjegjësi një juriste se paska bërë regjistirmin në QKR të një biznesi”, u shpreh Balla.