“Tradhton” Berishën për Ramën

Dy vite më parë ai mbajti një fjalim në një takim të PD­-së me fermerët, ku akuzonte opozitën e asaj kohe, si fatkeqësinë e këtij vendi.

“Meqë jam prej Dibre më takon me i thënë dy llafe këtu. Përdorim një shprehje nga Dibra, “Budallai sëmurë të shëndoshin”. Zoti kryeministër e qeveria mbarë keni qenë pa opozitë që 8 vjet, keni qenë fatkeqësi e këtij vendi sepse s’keni pasur opozitë. Kur e vëmë mullarin e barit, e drejton ai që është poshtë. Keni pas opozitë bllokuese, se këtë bllokim e kanë pas dhe të parët e tyre. U desh të vinte në pushtet PD që për të gjithë fermerët e rajonit Dibër të ndryshonin gjërat. PD më ndihmoi ta shndërroja fermën time në një biznes shumë të fuqishëm. Këta të tjerët që duan të vijnë në pushtet, e shohin fshatin nga zyra, se nuk i lidh asgjë me fshatin. Ishte PD që ka njohur fshatin dhe i ka ndenjur më afër fshatarëve”.

Kështu shprehej në 2013-­n fermeri nga Dibra, Veip Salkurti.

Por, dy vite më pas duket se fermeri ka ndryshuar mendje. Ai ka thënë gjatë vizitës së Ramës në Dibër, se Berisha i ka mashtruar. Fermeri: Sa të vinte Berisha në Maqellarë, Rrugën e Arbrit nuk e bëri këtë. Normalisht rrugën duhet të na e kishte bërë.

Rama: Ai?

Fermeri: Ai pra.

Rama: Shko pyet atë nuk e di unë, ti ia ke dhënë votën. Unë s’e kam votuar ndonjëherë. Ai ka punën e vetë, ka drejtimin e vet. Drejtimi i duhur jemi ne. Rrugën e Arbrit e kemi kaluar në Parlament, fillon puna, por ndërkohë duhet ta plotësojmë me mbështetje të madhe për bujqësinë