Fëmijët më të lumtur në botë, i ka një shtet afër Shqipërisë

Të gjithë mendojnë se fëmijët më të lumtur në botë jetojnë në Shtetet e Bashkuar, Britani të Madhe apo në Evropën Perëndimore.

Është Rumania që ka zënë vendin e parë, në ranglistën e vendeve me fëmijët më të lumtur.

Në vendin e dytë ndodhet Kolumbia, menjëherë para Izraelit dhe Algjerisë.

Rezultati befasues është nxjerrë nga hulumtimi i Universitetit Gothe në Gjermani, që e ka zhvilluar në 15 shtete.  Në këtë projekt, janë intervistuar më se 53 mijë fëmijë, të moshës nga 12 deri në 15 vjeç.

Kjo është lista e vendeve ku jetojnë fëmijët më të lumtur:

Rumania

Kolumbia

Izraeli

Algjeria

Turqia

Norvegjia

Estonia

Spanja

Gjermania

Etiopia

Afrika e Jugut

Nepali

Polonia

Anglia

Korea e Jugut