E turpshme, Çaço i shënoi Tomorit në Gjirokastër, e zbresin nga autobusi

Ndeshjet e javës së 25-të në Kategorinë e Parë dhuruan rezultate të favorshme për ekipet pretendente që synojnë ngjitjen në një kategori më lart, përveç Mamurrasit që humbi ndeshjen direkte në Grupin B me Beslidhjen. Në tre javët e mbetura, gara për një vend në një kategori më lart shihet mes këtyre dy ekipeve, që do të luajnë  një ndeshje direkte mes tyre. Skuadra që do të bjerë në një kategori më poshtë është përcaktuar tashmë në Grupin B dhe do të jetë Veleçiku.

Por më e ashpër shihet gara në Grupin A, mes Lushnjës e Bylis që synojnë ngjitjen në një kategori më lart. Të dyja këto skuadra, tre javë para fundit, duket se do të zgjidhin gjithçka mes tyre në ndeshjen direkte.

Por në këtë grup është bërë e ashpër gara edhe  në fund mes ekipeve që synojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Naftëtari i Kuçovës mbyll klasifikimin, vetëm dy pikë larg Tomorit të Beratit. Luftëtari fitoi ndaj beratasve në ndeshjen e fundit, duke larguar disi rrezikun.  Por ka ndodhur pas kësaj humbje edhe një ngjarje e çuditshme.  Futbollisti beratas Ervis Çaço, i cili luan me Luftëtarin, i ka shënuar golin e tretë dhe të fitores, 3-1, ekipit të qytetit të tij. Pas ndeshjes ai vendosi të kthehej në shtëpi, dhe hipi në autobusin e Tomorit të Beratit, por drejtuesit e ekipit e zbritën atë, në shenjë “hakmarrje” për golin që tashmë i rrezikon pozitat këtij ekipi.

 

Kategoria e Parë

Java e 24-ët/ Të Shtunën

GRUPI A

Veleçiku-Besa                   0-2

Shënues:  Hasa 70′, Celhaka 81′

Kastrioti-Kamza               3-1

Shënues:  Stiven 15′, Tali 39′, Bakiu 64′ (pen)/Blloku 91′

Ada-Iliria                           1-0

Shënues:  Ferhati 45′

Tërbuni-Burreli                3-1

Shënues:  Rroca 7′, Greca 22′,63′/Pirani 74′

Besëlidhja-Mamurrasi    1-0

Shënues:  Bajiç 1′

Klasifikimi

Tërbuni            65          

Besëlidhja        62

Mamurrasi        60

Burreli              31

Kastrioti           28          

Iliria                  27          

Kamza              25          

Ada                  24          

Besa                 23

Veleçiku            11          

 

GRUPI B

Naftëtari-Dinamo             0-0

Shkumbini-Pogradeci     2-2

Shënues:  Lluca 39′, Magani 45′+1′/ Pengu 44′,Topllari 90′

Luftëtari-Tomori              3-1

Shënues:  Mersini 15′, 23′,  Çaço 35′/ Sharavolli 61′

Lushnja-Sopoti                2-1

Shënues: Canka 5’ (11-m), 52′/Dhima 34′

Bylis-Butrinti                    2-0

Shënues:  Pepa 30’ (11-m), 93′

Klasifikimi

Lushnja             50

Bylis                  47

Butrinti              41

Sopoti               36

Dinamo             30          

Shkumbini         28          

Luftëtari            28          

Pogradeci         27          

Tomori               26          

Naftëtari            24