Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Unioni i Gazetarëve të Çipës, apo “Unioni i Gazetarëve të Pronarëve të Sandrit”?! Dhe disa probleme reale të medias

Aktualitet E hënë, 12 Prill 2021 21:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot Unioni i Gazetarëve të Aleksandër Çipës ka bërë një deklaratë në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ku ndër të tjera ka ngritur një problem të drejtë, siç janë paga e gazetarëve e cila shumëherë është e vonuar në mediat shqiptare. Bile ka media që edhe nuk paguajnë me 6 –mujor! Natyrisht që ky problem mund të ngrejë disa probleme në seri për situatën e medias në përgjithësi apo se nuk dorën e kujt ka rënë media e vendit ne vitet e fundit. Por këto janë punë të mëdha për zotin Çipa, që edhe në ato pak rrjeshta ku mundohet të jetë i saktë në emrat e mediave që nuk janë korrekte, sikur është nxituar ose ka seleksionuar sipas preferencave, duke përmendur gazeta që gjoja janë në rregull ndërkohë që nuk janë aspak të tilla, ashtu sikurse ka futur në thesin e magazinës së botuesve ndërtimoro-pastrues të Tiranës, edhe gazeta që kanë histori, e mbi të gjitha që janë në rregull në pagesa e në kontrata pune. Natyrisht që në këto kushte të vështira ekonomike e në këtë mori të stërmadhe mediash të shkruara e radiotelevizive, krejt të pa nevojshme, do të ketë falimentime ( duhet)  ose vonesa që gjithsesi nuk duhen të ndodhin. Remzi Lani drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, një gazetar-profesor i medias, thotë se Shqipëria është vendi i parë në Europë për numrin e titujve të gazetave për frymë dhe vendi i fundit në raport me numrin e gazetave të lexuara për frymë. Kjo është një temë e bukur për Unionin, e jo vetëm për Sandrin e Unionit.

Për të qenë edhe më konkret në raport me zotin Aleksandër Çipa na duhet të themi se Gazeta “Koha Jonë” është në rregull në lidhje me pagat e gazetarëve,bile në mos qoftë ndër më korrektet, pavarësisht faktit që mbetet e para gazetë e pavarur shqiptare që prej vitit 1991 që ka bërë historinë e fjalës së lirë. Vitet e fundit, fatmirësisht, edhe me disa media të tjera të lira. Te pakten deri diten e sotme jemi ne rregull me pagat,kushtet e punes,etj, ndonese ka nevoje qe Unioni, edhe ne, te bertasim se pse mazhoranca kontrollon disa media, kurse  disa te tjera qe jane mike te saj,as qe iu dergon taksidaret. Unioni i Gazetarëve duhet te flasin se pse me shume ka censure nga pronarët e mediave se sa nga pushteti? Pse shume prej pronareve te mediave marrin tendera apo favorizime nga qeverite ne kembim te kursit te medias se tyre proqeverise? Sa jane te lire gazetaret nga pronarët dhe sa nga pushteti?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me nje fjale a eshte shtypi i lire apo jo?

Unioni i Gazetarëve që mbron të drejtat e gazetarëve duhet të jetë i saktë dhe jo me hile kur jep emra mediash, pasi në pamje të parë duket sikur një përmendje emri është, porse në të vertetë pas emrit janë gazetarët, kryeredaktori, botuesi si dhe vetë historia e medias se këtyre 24 viteve. Dihet se kanë ndryshuar mediat, edhe vetë teknologjia e mediave, porse një gjë mbetet; kurajo për të thënë të vertetën, pavarësisht numrit të faqeve të një gazete apo shifrave me numra gazetarësh, që janë të nevojshëm, por kurrë jo të domosdoshëm, pasi kryesore mbetet profesionializmi dhe kurajo për t’i shkruar gjërat pa patur frikë se në pushtet është Edi Rama, apo Sali Berisha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unioni i Gazetarëve pse nuk hap një debat të madh publik dhe të kërkojë nga partitë politike që të bëhet ligj, që kushdo që ka investuar në media, ose që synon të futet duhet të të tregojë burimin e parave? E jo te lejohet para mafie e droge siç ka hyrë  edhe në media. Pse nuk flet Unioni i Gazetarëve edhe për këtë?! Pse nuk flet Unioni i Gazetarëve që disa gazeta, edhe aty ku rri zoti Çipa here pas here, marrin reklama qeveritare ose më saktë thuhet financim qeveritar? Pse nuk reagon Unioni ?

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 2 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 3 orësh

Unioni nuk është vetëm dhënie çmimesh apo dreka buzë detit në Shengjin !

Redaksia e Gazetës “KOHA JONË”

Një analizë e radios gjermane "DW"

Shqipëria me gazetari në stanjacion

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit 2015 në Shqipëri. Përfaqësuesit e mediave thonë se jemi larg lulëzimit të lirisë gazetareske dhe kemi gazetari në stanjacion.

Që nga viti 1991, 3 Maji, përkujtohet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë u shpall nga Kombet e Bashkuara, me propozim të UNESCO-s, frymëzuar nga procesi i demokratizimit të shoqërive në Afrikë dhe fundi i Luftës së Ftohtë. Çdo vit, UNESCO përcakton një temë qendrore për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shtypit në mbarë botën. Tema qendrore e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit 2015 është: Le të Lulëzojë Gazetaria! Drejt një Raportimi më të Mirë, Barazie Gjinore! Si paraqitet situata në Shqipëri në raport me këtë temë?

Ylli Rakipi, Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, drejtues i programit ”Të paekspozuarit” një nga më të ndjekurit aktualisht në Shqipëri, në TV “Ora News” thotë për DW: ”Në Shqipëri shtypi, media nuk është drejt lulëzimit, pasi është pjesërisht e lirë. Nëse 10 vjet më parë, ishte politika që ushtronte presion të madh mbi shtypin, median sot janë pronarët që diktojnë politikën editoriale në favor të njërës apo tjetrës parti. Atë që para një dekade e realizonte politika, sot e realizojnë pronarët. Mungesa e lirisë ekonomike është faktori thelbësor, që i detyron pronarët të jenë partnerë të politikës. Për pasojë, një pjesë e rëndësishme e medias ekziston thjesht për trafik influencash me pushtetin dhe politikën. Ajo nuk mund ta informojë publikun në atë mënyrë që ai të jetë në gjendje ë marrë vendime që çojnë në zhvillimin e shoqërisë”.

Në vend të lulëzimit – stanjacion

Ky cënim i lirisë së shtypit dhe deformim i misionit të medias përbën edhe arsyen bazë pse në Shqipëri sot nuk bëhet fjalë për një lulëzim të gazetarisë. Ben Andoni, zëvendëskryeredaktor i revistës së përjavshme”Java” thotë për DW:

“Gazetaria e vitit 2015 është në stanjacion. Mungon një media specifike, ku politikat editoriale të jenë të pavarura. Ekonomikisht është shumë e vështirë që në Shqipëri të bësh një media të pavarur, pasi askush nuk është i interesuar ta mbajë ose të bëjë biznes përmes saj. Media është kthyer në një tifoze të mirëfilltë të politikës. Mjafton të shikosh renditjen standarde të edicioneve të lajmeve që të kuptosh se pesha specifike shkon tek politika, që do të thotë se politika editoriale është krejtësisht e varur nga interesat politike të pronarëve të shtypit dhe medias”

Pushteti i pronarëve dhe kasta e pasuruar e gazetarëve

Ajo që po ndodh në Shqipëri është se pronarët e mediave po shnëdrrohen nga dita në ditë në shkelësit kryesorë të lirisë së shtypit dhe minimit të një gazetarie në shërbim të publikut dhe zhvillimit të shoqërisë. “Pushteti i madh i pronarëve dhe përfitimet që ata marrin nga pushteti janë kërcënimi kryesor ndaj lirisë së shtypit. Pa harruar një kastë gazetarësh të pasuruar frikshëm, që u shërbejnë pronarëve apo grupime që informojnë pa kompetencë për çdo problem” thotë për DW, Ben Andoni.

Situata vjen e rëndohet ngaqë Shqipëria është një vend, që nuk ka një ligj për lirinë e shtypit. Ka vetëm një nen në Kushtetutë ku thuhet se “shtypi është i lirë; liria kufizohet vetëm përmes kushtetutës dhe ndalohet marrja e çdo mase tjetër që prek lirinë e shtypit”. “Mungesa e ligjit dhe shndërrimi i pronarëve në gardianë të medias së tyre përbëjnë kërcënimet kryesore të lirisë së shtypit” thotë për DW, Ylli Rakipi.

Media, korrupsioni dhe ligji

Por peisazhi mediatik në Shqipërisë nuk është uniform lidhur me kufizimin e lirisë dhe gazetarinë në shërbim të publikut.“Ka segmente mediatike që punojnë, që zbulojnë afera korruptive, abuzime me pushtetin, padrejtësira, por e keqja është që pas publikimit të tyre nuk ndodh asgjë, kjo sepse jemi një vend ku ligji ekziston por nuk funksionon. Publikohet një aferë korruptive dhe pas tri ditësh çdo gjë harrohet. Po të ishim në Perëndim dikush do të përgjigjej: ose pushtetari i lartë i korruptuar, ose media, ose gazetari që ka bërë publikimin” thotë Ylli Rakipi.

Për Ben Andonin pak afera korruptive zbulohen nga gazetarët.Për fat të keq ata që punojnë në mënyrë të pavarur janë të paktë.

“Zbulimi i aferave korruptive nga media më shumë përdoret kundër palëve. Në shumicën e rasteve korrupsioni në Shqipëri ka përfshirje të shumëanshme, ndërsa paraqitja e tij në shumicën e rasteve ka vetëm një kah, pa përmendur sistemin. Ka pak gazetarë që punojnë në mënyrë të pavarur, ata janë nën sulm dhe të pasigurtë” thotë ai për DW.

Mungojnë nismat në favor të lirisë së shtypit

Në Raport -Progresin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë vihet në dukje se mbetet një sfidë madhe “ndërhyrja në media e interesave politike dhe ekonomike”. A ka nisma që synojnë lirinë e medias dhe për pasojë luftën ndaj ndërhyrjeve të tilla? “Në Shqipëri nuk ka nisma reale që të favorizojnë lirinë e medias. Ka seminare, projekte të shumta, ku harxhohen jo pak para dhe fonde të BE dhe Perëndimit, ka organizma që janë bërë mjeshtra të këtij biznesi, ” thotë Ylli Rakipi.

Ndërsa Ben Andoni mendon se të tilla nisma nuk mungojnë. Por ato bëhen “nga të njëjtët subjekte, të njëjtët personazhe, që deri më tani nuk kanë arritur asgjë, pasi nuk kanë integritet moral”, thekson ai.“OSBE dhe Instituti i Medias kanë bërë disa nisma, por ato nuk ia kanë dalë mbanë të ndryshojnë situatën, sepse mendoj që autoriteti i tyre nuk i përgjigjet realitetit të sotëm në klimën mediatike shqiptare”, vëren Ben Andoni.

Barazi dhe ekuilibër gjinor?

Për Ylli Rakipin, sa i përket kësaj çështjeje në Shqipëri këtë 3 Maj ka tregues pozitivë. “Ka një raport të mirë gjinor, të ardhur në mënyrë normale, pa u sforcuar. Shpresoj që të mos ketë ndonjë nismë nga qeveria për hartimin e një ligji për barazinë gjinore në media! Të paktën kemi një vetërregullim që bazohet mbi kritere aftësie dhe profesionale.”

Kurse për Ben Andonin situata paraqitet ndryshe. “Dominon pjesa mashkullore, por edhe pjesa femërore, kur vjen në pozicionin vendimmarrës i bindet njësoj interesave”, mendon ai.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.