Rama, batuta në Kukës: Kujdes me gratë, se ato janë minister të Brendshme

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë gjatë ditës së sotme në Kukës, për të shpërndarë disa leje legalizimi për banorët e këtij rrethi.

Gjatë këtij takimi, nuk kanë munguar as batutat e Ramës me qytetarët.

Batutat

Rama: Po të merr dikush në tel, mos e mbyll, se mos te merr gruaja, se po ja fike gruas të fiku. E di ti se për burra jemi burra ne por kur shkojmë në shpi pastaj, dihet se kush komandon

Banori: Ne nga Kukësi si pyesim gratë shumë

Rama: Ashtu thoni ashtu thoni po kur i bëni gjërat pa leje pastaj, i duroni, e di unë se sa i duroni. Është ministrja e Brendshme gruaja, por jo si Flamuri.

Banori: Falenderoj Artan Lamen me shokë

Rama: Jo me shokë, me shoqe se shiko sa shoqe ka Artan Lamja këtu

Banori: Me dal jashtë teme a ban?

Rama: Ma bëj atë pyetjen si kryeminister se ktu jemi për shtetin, se për partinë jemi pas pak atje

Banori: Kërkesë si kryetar i PS me riorganizu partinë në Kukës, dhe e dyta, kemi një premtim tonin në zgjedhjet e 2013, premtove per përmbytjet..

Rama: Të jesh i sigurtë që do merrem