Paralajmërimi i Veliajt: Nëse fitoj, audit Bashës

 

Nësë Erjon Veliaj do të zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, puna e parë do të jetë auditi i punës së Lulzim Bashës. Paralajmërimin për kryetarin aktual të Bashkisë ja ka dërguar vetë kandidati i majtë gjatë një takimi me banorët e njësisë numër 2, të cilëve Veliaj u premtoi se nën drejtimin e tij bashkia do ti marrë vendimet në bashkëpunim me komunitetin. Takimi u zhvillua pasditen  e 1 Majit 2015.

Nëse Erion Veliaj do të zgjidhet kryetari i ardhshëm i Bashkisë Tiranë, auditimi do të jetë puna e parë që do të bëjë për të kaluar në sitë gjithë vendimet dhe investimet e paraardhësit të tij.

Erion Veliaj: “Ditën e parë në Bashki, unë do të bëj një audit të gjithçaje që është bërë në bashki”

Paralajmërimin Bashës, Veliaj ia ka dërguar gjatë një takimi me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë, nga ku nuk i kurseu as akuzat

Erion Veliaj: “Nuk besoj që numri 1 i opozitës shqiptare që ka deklaruar kaq shumë të ardhura kaq shumë njohje ngelet keq për një kazan, por mavrija as nuk di as nuk do. U ule në oturak, o bëje ose çohu po të rrish 4 vjet në oturak e të mos bësh asgjë, është sjellje fëminore”

Por thumbimit nuk i shpëtoi as rivali demokrat halim Kosova, për të cilin Veliaj tha se po nxjerr në pah dështimet e PD-së në menaxhimin e Tiranës.

Erion Veliaj: “Me të drejtë thotë tregjet dhe çerdhet në Tiranë janë skandaloze. Dhe e ka mirë”

Por ndërsa Veliaj dëgjonte sygjerime dhe jepte premtime për banorët e njësisë 2 në Tiranë, zyra e Shtypit pranë bashkisë i drejtoi dy pyetje:

“Sa lekë kurseu mamaja 2 vjet që ishe ministër? Dhe se sa lekë kushtoi jastëku i Griseldës?