Manjola Baçi: Ja shkaqet e depresionit, dhe si mund ti luftojmë ato

Intervistë me psikologen klinike, Manjola Baçi

Ja shkaqet e depresionit, dhe si mund ti kurojmë ato

Intervistoi: Sidorela Lepuri


Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh të flitet për depresionin, si një sëmundje, apo çrregullim, i cili ka prekur një numër të lartë individësh. Depresioni nuk është diçka e re në botë, dhe sigurisht as në vendin tonë. Por çfarë është depresioni? Në sëmundje apo çrregull i përkohshëm? Si mund të trajtohet? Cilat janë shenjat e tij?
Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, psikologia klinike Manjola Baçi tregon lidhur me depresionin, llojet e tij, shenjat të cilat shfaqin zakonisht personat depresivë, si edhe lidhur me mënyrat sesi mund ta parandalojmë dhe luftojmë atë.

Vitet e fundit thuhet se depresioni është rritur me hapa të shpejtë në vendin tonë, dhe janë jo të pakta rastet e personave që vuajnë prej tij. Cfarë ka shkaktuar një masivizim të tillë?

Gjatë këtij tranzicioni të gjatë që po kalon vendi ynë, ka implikuar tek njeriu dhe shoqëria  ndryshime drastike në jetën e tij. Qofshin këto ndryshime në perceptim, në stilin e jetës, konfliktet në marrëdhënie, zhgënjime, braktisje, papunësi, gjendja e vështirë ekonomie, një katakulpim i menjëhershëm, dhe njeriu e gjen veten të papërgatitur për të tilla ndryshime dhe të panjohura deri diku.

Ka një konfuzion lidhur me faktin nëse depresioni është një sëmundje apo një gjendje emocionale e rënduar. Depresioni duhet trajtuar si një sëmundje apo si një çrregullim i përkohshëm?

Depresioni është një nocion kompleks, me simptoma të shumëllojshme, sa psikike e fizike. Depresioni përfshin gjendjen e humorit, emocionet, mendimet, motorikën. Është një gjendje plogështie, pikëllimi, zbrazëtie, me luhatje të çrregullta humori. Të gjithë ne mund t’i ndjejmë këto simptoma, por kjo ndryshon  për një kohë të shkurtër apo të iniciuar nga një vdekja e një të afërmi të dashur, apo braktisje. Quhet e tillë kur këto ndjesi janë për një kohë të gjatë dhe shkëputemi nga realiteti dhe nga jeta okupacionale që kishim. Përcaktimi nëse depresioni është sëmundje apo çrregullim duhet kuptuar në këtë mënyrë, depresioni ka shkak faktorin e një sëmundje që vuan pacienti, individi, pra nga sëmundje fizike, qoftë terminale apo kronike,dhe depresioni nga faktor psikikë, që do të thotë një pjese e sistemit nervor qendror kryesisht mungesa e seratoninës, që është hormoni i lumturisë qetëson nervat dhe transmeton sinjale kënaqësie, por edhe të një mase noradrenalina, acetikolinës dopaminë që sekretohet në  mënyrë të shtuar, jep ndjenjën e ekstazës. Ajo gjithashtu është e lidhur me ndjenjën e shqetësimit dhe të ankthit. Mungesa e këtyre substancave si të serotoninës dhe noradrenalinës shkakton ngadalësim në pjesë të trurit dhe shkakton simptoma depresive.

A ndahet në nënkategori të tjera depresioni në bazë të specifikave të caktuara?

Po. Depresioni i lidhur me sëmundje fizike ku shkaku më i zakonshëm i tij lidhet me sëmundjet e zemrës, sëmundja e Parkisonit, hipertensionit etj.
Depresion reaktiv-si rezultat i një stresi psikologjik, i një mundimi në aspektin mendor dhe fizike. Një lodhje e stërmunduar  në sistemin nervor, ose mungese e lëndëve ushqyese të organizmint për të punuar siç duhet.
Depresioni endogjen-ku nuk ka pasur periudhë të gjatë stresi, lodhje, mungesë që të jetë kusht, është menduar trashëgimia që të jetë shkaku i quajtur depression endogjen.
Simptomat depresive si pasojë e stilit të jetës jo të shëndetshme-mënyra e të ushqyerit, dhe stimulues të tepruar të kafeinës alkolit dhe sheqerit, mungesë e aktivitetit fizik, mungesë stime për veten dhe të tjerët,s i dhe probleme të tjera fizike janë produkt i këtyre sjelljeve dhe shkaku i këtyre simptomave depresive.
Depresioni maniacal lidhet me sjellje hiperaktive të pakontrolluara, luhatje të humorit të vazhdueshme si edhe mungesë gjumi.

Depresioni (çrregulli sezonal emocinal),vjen nga mungesa e dritës së diellit, që disa njërëz i bën më të ndjeshëm në sezonin e dimrit ku mungon dielli dhe efekti i tij ngrohës dhe ndricues. Trajtimi i këtij lloj depresioni bëhet me një terapi të quajtuar terapi e dritës, ku i sygjeron personin të qëndrojë për një kohë të caktuar në dritë natyrale ose artificiale. Depresioni Post-natal, është çrregullim serioz me pasoja negative  për gjendjen fizike e shpirtërore për nënën e fëmijën. Janë faktorë psiko-socialë që rrisin rrezikun dhe deformojnë kështu vetrespektin për veten dhe perceptimin që kanë për fëmijën. Të gjitha gratë janë të predispozuara për tu prekur nga ky çrregullim, por në përjetime të ndryshme, kjo në varësi të gjendjes së tyre emocionale dhe fizike. Pasi është e njohur që mungesa e anemisë shkakton lodhjen dhe është e lidhur me simptoma plotësuese si ndjeshmëria, apatia dhe pamundësia për t’u përqëndruar. Po kështu edhe mungesa e hekurit ndikon në metabolizmin e gjendrës mbrojtëse. Ankthi,gjithashtu është një ndikues në çrregullimi e depresionit, frikërave të cilat mundojnë personin dhe e lodhin atë me mendime negative për veten.

Cilat janë shenjat që tregojnë së dikush vuan nga depresioni?

Personi që vuan ka këto simptoma depresive:
-Ka ndjesi mërzijte, lodhje, zbrazëtie,n dihen të pavlerë, mungesë stime, pasiguri gjithë kohës.
-Vështirësi në përqëndrim,ndjenja faji.
-Ndryshim në zakon të fjetjes, pagjumësi, zgjim i herët ose gjumë i shtuar.
-Mungesë seksuale, aktiviteti fizik,izolim etj.
Këto janë disa prej shenjave që shfaq më së shumti, një person i cili vuan nga depresioni.

Cilat grupmosha janë më shumë të predispozuara për t’u prekur nga çrregullimet depresive?

Depresioni prek të gjitha grupet e moshës, kjo duke u nisur nga të gjitha shkaqet të cilat u përmenden sipër, por me ndryshim të personaliteti kushtet dhe jetës që bën njeriu.

Po përsa i përket gjinisë, ajo femërore apo ajo mashkullore?

Meshkujt dhe femrat e përjetojnë depresionin në mënyra të ndryshme, edhe pse ndajnë simptoma të njëjta. Kjo lidhet edhe për shkak të aspektit biologjik dhe psiko-social. Mendohet  se femrat preken më shumë dhe janë më të ekspozuara, për nga ndërtimi i saj biologjik dhe të menduarit më thellë dhe më të prekura ndaj fenomenve sociale. Ndryshimi midis tyre është se meshkujt kanë vështirësi për tu dallur për nga mungesa e shprehive emcocionale, ndërsa femrat janë me fleksibël dhe të brishta për t’u përfshirë në depresion, por në vetëvrasje duke qenë se mashkulli e vuan në heshtje depresionin dhe nuk kërkon ndihmë, ndërsa tek femrat ndodh më pak.

Sa zgjat kryesisht depresioni tek individi i prekur?

Depresioni apo simptomat depresive që të quhen të tilla kanë evazionin e tyre kohor, dhe periudha e saj është në varësi të kushteve dhe situatës ku ndodhet individi duke filluar nga 6 muaj deri në 1 vite ose 2 vjet. Gjithmonë bëhet fjalë për depresion të trajtuar dhe kuruar në bazë të llojit të përcaktuar si i tillë.

A sjell probleme më komplekse mostrajtimi i depresionit?

Patjetër që sjell probleme komplekse mostrajtimi në kohën e duhur. Përveçse sjell destruktivitet për veten e tij/saj, vetëvrasje por edhe vë në rrezik jetën e të tjerëve, familjarëve apo edhe më gjerë.

Vetë depresioni, a është i lidhur me frikëra të ndryshme?

Depresioni është i lidhur me gjithçka që ka të bëjë me jetën e personit apo shoqërisë, me fenomene që njeriut i ndodh të mos i përballojë dot dhe i kthen në makthe dhe frikëra që janë mbi aftësitë për t’i kontrolluar apo për ti korigjuar vetë.

Dhe së fundmi, cilat janë disa këshilla për të parandaluar dhe luftuar depresionin?

Për ta paranduar dhe luftuar atë janë dy indekse të ndryshme. Është më mirë të parandalosh së të kurosh, por edhe në këtë fazë mund t’ia dilet mbanë. Gjithmonë kjo vlen me dëshirën dhe vullnetin e individit për të kapërcyer këtë situate. Gjithashtu familjarët janë aktorët kryesorë per të ndihmuar dhe përkushtuar ndaj personit që ndihet keq dhe është ndryshe. Por dhe profesionistët me mekanizmat psikoedukative terapeutike dhe kurimin me antidepresivë ndihmojnë personin depresant.
Ja disa këshilla:
-Në situata stresuese, personi duhet të kërkojë ndihmë dhe të ketë afër njerëz që e duan dhe i japin siguri.
– Komunikimi është katarsis për gjendjen emocionale ku ndodhemi, dhe ky duhet të jetë i përditshëm, pasi dhe ne jetojmë me problemet dhe situata të ndryshme.
– Kur e shikojmë veten që po vuajmë nga diçka që të tjerët e mendojnë ndryshe nga ne, ji mendje-hapur dhe besoji këtyre ndjesive që ndryshojnë nga stili yt.
– Mos ki frikë të ndash përvojat stretuese dhe mendimet ndryshe me një profesionist, ndjeshmëria e tij/saj është të sigurojë dhe japë mirëqënie dhe rehati psikologjike.
– Të gjithë jemi të dyzuar dhe të ngarkuar emocinalisht, të zhgënjyer, të braktisur në një farë mënyrë, por kjo nuk të jep të drejtë të biesh pre e mospërballimit dhe të strukesh dhe të mbesësh aty. Zgjat dorën dhe dora do të tërheqë.
-Kurimi i depresionit punohet me psikoterapi dhe medikamente sipas gjendjes së personit, dhe në bashkëpunim me familjarët dhe komunitetit për mos stigmatizuar mbi këtë çrregullim.
Lufta nuk mbetet më tek personi që vuan, por tek shoqëria që ndëshkon me indiferetizëm dhe me një frikë që vete ata i kanë reflektuar kësaj të fundit.