PD prezanton paketën: Personat e inkriminuar përjashtohen përjetë nga çdo post publik

PD ka prezantuar  ditën e sotme paketën e saj të dekriminalizimit.

Sipas saj do të ketë ndërhyrje të ashpra dhe pa asnjë tolerim në amendamentet kushtetuese.

Oerd Bylykbashi, kreu i Komisionit Parlamentar të dekriminalizmit tha se Do të ndërhyhet në kushtetutë me amendamente të përhershme dhe fakti i dënimit do të jetë i mjaftushëm që këta persona të humbasin funksionin apo të mos kandidojnë më.

 "Do të përdoren rekordet kriminale të dënimeve jo vetëm në Shqiperi, por edhe jashtë saj që të mos ketë asnjë lloj mundësie që këta persona të kenë mundësi të penetrojnë në organet me të larta të shtetit shqiptar. Do të trajtohen me prioritet të lartë veprat për krimin e organizuar që do të çojnë deri në perjashtimin e tyre përjetë  dhe për të kandiduar në detyra publike,  përfshirë dhe parlamentin. PD është e gatshme që kjo histori të jetë e mbyllur njëherë e mirë. Në paketën që do të prezantojmë, ditën e mërkurë në mbledhjen e radhës për dekriminalizimin do të prezantojmë edhe amendametet kushtetutes që do të fusim edhe instrumentat për identifikimin e rasteve me rekorde kriminale. Këta persona do të kenë detyrimin për të bërë deklarimin e tyre, edhe të mospasjes së rekordeve kriminale. Do të ndërhyhet në kushtetutë me amendamenteve të përhershme dhe fakti i dënimit do të jetë i mjaftueshëm që këta persona të humbasin funksionin apo të mos kandidojnë. Do të ndrhyhet në kodin zgjedhor, kodin e procedurës penale etj. Mbi bazën e kësaj platforme nuk do të ketë shteg ligjor të ndodhë ajo që Edi Rama dhe Meta bënë pas 23 qershorit me kriminalizimin e vendit

Ne do të bëjëm propozimin që do të jetë amendament në kushtetut si në SHBA, që me një ndryshim kushtuetues kanë vënë kufinj për persona me precedente për të mos qene të zgjedhur. Do të jetë një rregull kushtetues që do të aplikohet nga momenti që hyn në fuqi", u shpreh Bylykbashi.

Ndërsa deputeti demokrat Eduard Halimi tha se vullneti i opozitës për këtë proces është i hekurt dhe i japim mundësi mazhorancës të jap opsionet e veta

"Senzibilizimi i parlamentit europian për të detyruar mazhorancën të prish kontratën me krimin është një fitore e aksionit opozitar, ngelet i vështirë si proces, por është fondamental për të gjithë demokracinë në vend. Dekriminalizimi i parlamentit dhe administratës nuk merr sot përgjigjie përfundimtare sepse ky proces nuk është vetëm ccështje, normash dhe ligjesh, por vullnet që duhet të qëndrojë tek partitë politike dhe specifikisht kryetarët e tyre.
Vullneti i opozitës për këtë proces është fondamental, i hekurt dhe i japim mundësi mazhorancës të jap opsionet e veta. Nëse ata nuk pranojnë këto amendamente do të përballen me opozitën, do të perballen me qytetarët shqiptarë. Ky proces do të vijojë me vullnet të hekurt dhe pa asnjë kompromis", tha Halimi.