UEFA, Platini: Kosova do të pranohet brenda një viti

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka konfirmuar pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës më së shumti vitin tjetër.

Platini gjatë takimit që pati me Fadil Vokrrin (presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves) sot, theksoi se po vjen pranimi i Kosovës në UEFA.

“Do të ndodhë, do të ndodhë”, u shpreh Platini, duke shtuar me tej se “rreth aplikacionit ju e dini që është një proces që ka filluar një kohë të gjatë. Nuk ka aspekte vetëm politike, por ka aspekte rregullative, ka statute. Do të shohim se si do të ecë procesi, pasi ka rregulla dhe statute”, ben te ditur gazeta "Express".

Por, kur do të pranohet FFK në UEFA?

“Ndoshta në vitin 2016”, u shpreh Platini për RTV 21. E ai qe ka kontribuar në këtë proces më shumë është presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili  deklaroi se do të vazhdojë punën deri te arritja finale e njohjes së FFK-së nga UEFA.