Ervin Bulku 34-vjeç, urimi nga shokët e ekipit: Edhe 100, me një fitore në Korçë!

Mbrojtësi i Tiranës dhe i kombëtares sonë Ervin Bulku festoi ditën e djeshme 34-vjetorin e lindjes, ku shtroi edhe një drekë për tërë ekipin, që është grumbulluar në vigjilje të ndeshjes së nesërme me ekipin e Skënderbeut. Ai mori urime edhe nga tifozë të Tiranës dhe të kombëtares, ndërkohë që Tirana është grumbulluar në Pogradec dhe do të luajë nesër ndaj Skënderbeut në Korçë, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Një fitore e mundshme e Tiranës ndaj Skënderbeut do ta afronte 24-herë kampionët e vendit më pranë titullit kampion dhe do të ishte dhurata më e bukur  e përvjetorit të ditëlindjes së një prej lojtarëve kryesorë të Tiranës, teksa edhe urimi më i zakonshëm i shokëve të tij të skuadrës ka qenë i tillë, “Gëzuar ditëlindjen, edhe me një fitore në Korçë!”