Zbulohet Zonja e Parë e Rusisë, gjimnastja lind fëmijën e dytë me Putin (Foto)

Është ajo e dashura sekrete e Vladimir Putin? Gjimnastja olimpike, e cila është sa gjysma e moshës së presidentit rus, thuhet se ka dy fëmijë me Vladimir Putin dhe mund të jetë Zonja e Parë e Rusisë, por që mbahet prej kohësh sekret.  Alina Kabayeva besohet gjerësisht se është e dashura e presidentit rus dhe në bazë të burimeve të ndryshme, ajo është edhe nëna e fëmijës së dytë të Putin. Megjithëse Kabayeva shihet rrallë në publik dhe kurrë nuk është parë në krahët e presidentit rus, në bazë të raporteve inteligjente të perëndimit, Putin e ka njohur atë që në vitin 2010 dhe vazhdon të mbajë lidhje të fshehta me gjimnasten.   Sipas një lajmi të publikuar në “Daily Mail” ajo ka sjell në jetë një fëmije me presidentin Putin  62 – vjeç, i cili mundohet të krijojë imazhin e burrit të fortë, por në shtëpinë e tij jeton një dashuri misterioze me Alina Kabayeva.  Gazetarët rus kanë theksuar se është shumë e vështirë të zbulohet jeta private e presidentit Putin, pasi ai gjithmonë preferon ta mbajë atë të fshehtë.