Rrahja e të riut në Korçë, pezullohet zv.Drejtori i Policisë

Pas pamjeve të publikuara ku duken efektivët e grupit të gatshëm të Policisë së Korçës duke dhunuar një qytetar, është pezulluar nga detyra zv/drejtori i Policisë së Korçës, Arben Hasani.

Urdhri i pezullimit është dhënë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Në video duket edhe makina e Hasanit dhe të riut, pas përplasjes.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme, kur një i ri që po udhëtonte me një makinë tip “Benz 250”, ka përplasur makinën e zv/drejtorit të Policisë së Korçës, Arben Hasani. I riu që ndodhej në drejtimin e Benz-it i ka kërkuar falje Hasanit duke i thënë se do e kompensonte dëmimin, por drejtuesi i lartë i policisë ka njoftuar grupin e gatshëm. Grupi i gatshëm, në vend që të shoqëronte të riun në polici, kanë vendosur që ta ndëshkojnë publikisht. Oficeri përgjegjës i grupit ka rrahur me shpulla të riun në qendër të Korçës, nën sytë e qindra qytetarëve. Edhe pse ai ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë të tjerë, ata nuk kanë ndërhyrë por në fakt kanë mbajtur të riun që oficeri ta qëllonte.

Policia rreh të riun në mes të Korçës FOTO-VIDEO