Ja cilat ushqime nuk duhet të konsumoni gjatë shtatzanisë

Zakonisht gjatë shtatzanisë femrat konsumojnë  çdo lloj ushqimi, këshilluar edhe nga mjeku. Pasi bien shtatzënë, të gjitha gratë duken se fitojnë një liri të tejskajshme, e cila i bën të hanë çdo gjë që gjejnë përpara, por ka edhe disa ushqime që janë të dëmshme, sepse sjellin më pas anomali të ndryshme të fetuesit. Shëndeti i bebes kalon nëpërmjet shëndetit të nënës, ndaj janë disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fetusit, ashtu siç ka të tjera që ndikojnë negativisht te fëmija.
Rregulli bazë për një ushqim të shëndetshëm në shtatzëni është ndjekja e një diete të ekuilibruar, duke shmangur disa ushqime që cilësohen të dëmshme. Ja cilat janë disa prej ushqimeve të cilat nuk duhet të konsumohen gjatë shtatzanisë: 
Ushqimet e gjalla dhe të papjekura (përmbajnë baktere të rrezikshme për shëndetin e fetusit)
Mishi i papjekur mirë,
Peshku i tymosur,
Disa lloje djathrash,
Veza e gjallë,
Majoneza,
Alkooli,
Kafja,
Sheqeri industrial,
Ushqimet me ngjyrues.
Peshku më i rekomanduar në shtatzëni është merluci, pasi një pjesë e mirë e peshqve të tjerë përmbajnë mërkur, i cili ndikon negativisht për zhvillimin e trurit të fëmijës.