Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitude 4.6 balle i shkalles Rihter ka lëkundër sot pjesën më të madhe të vendit. Qendra Europiane e Tërmeteve raporton se epiqendra ka qenë 64 kilometra në veri të Tiranës dhe në thellësi 10 klometra. Sipas të dhënave të institutit sizmiologjik llogaritet se epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të zonës së Kurbneshit. Lëkundjet janë ndjerë në Kosovë dhe në Maqedoni.

Pas lëkundjes së parë në orën 02:56 minuta, ka pasur dhe dy termete të tjera me një magnitutë më të vogël, konkretisht me magintudë 2.2 dhe 3.2 të shkallës rihter.