Të gjitha lëvizjet e fundit, Vajushi tek Kievo, Çani tek Leeds, Januzaj huazohet, Juve blen Matri e Osvaldo (Foto)

Armando Vajushi, ka rënë parimisht dakord dhe pritet të zyrtarizohet sot si blerja e fundit e Chievos në Seria A. Ish-lojtari i Liteks kërkohet nga skuadra e Seria A, që synon të përforcohet në ditët e fundit për t’i shpëtuar mbijetesës. 23- vjeçari kuqezi kthehet kështu në një lojtar tjetër shqiptar në Seria A.

Edgar Çani është nisur drejt Londrës, për të firmosur me Leeds United, skuadër e Premier-ship. Skuadra angleze pranoi të paguante 600 mijë euro Katanias për të siguruar kartonin e tij, ndërkohë ishte dëshira e vetë Çanit që të kalonte në Angli, pasi kërkohej edhe nga Bari.

Hamdi Salihi me shumë mundësi nuk do të largohet  nga kampionati izraelit. Sipas “one.co.il”, menaxherja e Salihit, Viki Vaknik, ka pasur një bisedë të gjatë me presidentin e Hapoel Haifa-s, Joav Katz, me të cilin në fund ka pasur një dakordësi në arritjen e një marrëveshje. Klubi i Hapoel Haifa ka pretenduar deri në fund që shqiptari ta ulë sadopak pagesën e tij sezonale, nisur edhe nga fakti se klubi i Haifas do të paguajë edhe për kartonin e tij. Hapoel Akre, shihet gjithnjë e më larg sulmuesit kuqezi.

U krye. Juventus blen Matri e Osvaldo, në afatet e fundit të merkatos së dimrit. Zgjedhja e parë ishte Zaza, por ai është blinduar nga klubi i tij Sasuolo. Osvaldo kërkohej edhe nga Saothampton, por Juve pranoi të paguante diçka për kartonin e tij dhe pritet të zyrtarizohet bashkë me Matri tek bardhezinjtë.

Trajneri i Manchester United, Van Gaal  dëshirone dhe dy blerje të tjera në këto ditë të fundit të merkatos,  De Bruyne e Hummels. PSG ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Marquinhos tek Man United. Francezët e kanë refuzuar ofertën prej 35 mln euro. Manchester United është i  vendosur për të nënshkruar me Uesley Snejder, i cili luan në Turqi dhe marrëveshja kap shifrën e 15 milionë eurove. Sakaq, mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson ka shkuar për teste mjekësore në Brazilit dhe pritet të zyrtarizohet tek skuadra e Internacional

Liverpuli është i interesuar për shërbimet e Uinston Ried nga Uest Ham United. Deri tani skuadra e Rodgers ka ofruar 9 milonë euro dhe marrëveshja pritet të arrihet në orët e pasdites.

 Otamendi ka zgjatur kontratën me Valencian, në Spanjë,  deri në vitin 2019

Sulmuesi boshnjak i Man City, Edin Dzeko, është drejt kalimit në Turqi, tek Fenerbahçe, për 15 mln euro.

Dele Alli po kryen vizitat mjekësore tek Totenhemi, pas bisedimeve të suksesshme për kalimin e tij nga Mk Dons në radhët e skuadrës së Premier League.

Davide Santon është në prag të divorcit me Njukasëll, për t’iu bashkuar skuadrës italiane të Seria A, Interit. Zikaltërit humbën 3-1 me Sasuolon në ndeshjen e fundit dhe janë në krizë rezultatesh.  

Emmanuel Adebayor mund të huazohet sot nga Totenhemi tek QPR.

Southampton shpreson të vulosë marrëveshjen me Fejnordin, për të blerë në orët e pasdites Tonny Vilhena, i cili kushton rreth 8 mln euro.

Antonio Cassano, i cili u largua nga Parma, e ka refuzuar kalimin në QPR. Pritet një lëvizje e tij në minutat e fundit drejt Interit.

Skuadra e Evertonit janë të interesuar për shërbimet e kosovarit që përfaqëson Belgjikën, Adnan Januzaj, i cili mund të kalojë në radhët e saj në formë huazimi, deri në fund të sezonit

Fiorentina është afër marrëveshjes më sulmuesin e Chelseas, Mohamad Salah, marrëveshja pritet të përfundoi para afatit të fundit. Cuadrado është bashkuar me ekipin anglez dhe në bazë të marrëveshjes sot pritet të zyrtarizohet Salah.

Andrea Schurrle, gjermani i ekipit anglez të Çelsit, është drejt kalimit dhe zyrtarizmit tek Volfsburg, skuadra e vendit të dytë në Bundesligë, për 32 mln euro.