Hetimet për 21 Janarin

Prokuroria e Tiranës, mori ne pyetje dy ish-drejtuesit e lartë të policisë së shtetit, Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj, lidhur me moszbatimin e urdhërit për arrestimin e drejtuesve të Gardës pas demonstrates se 21 janarit të 2011. Dy ish-zyrtaret u pyeten ne cilësinë e personave në hetim.

Sipas prokurorisë, të dy të dyshuarit janë paraqitur në prokurori, për të dhënë shpjegime,por vetëm Hysini Burgaj ka pranuar të flase. Ai ka perseritur versionin e dhene me pare per gabime ortografike, ne kerkesen e prokurorise se kohes per arrestimin e gardisteve. Burgaj ka argumentuar, se urdhërat e organit te akuzes kishin pasaktësi, gabime drejtshkrimore dhe ortografike. Per kete arsye, ka thene  Burgaj, urdhrat nuk u ekzekutuan. Ndërsa Agron Kulicaj nuk ka pranuar të flase, duke kërkuar që të paraqitet nje ditë tjetër, në prani të avokatit mbrojtës. 
Dy zyrtarët e lartë të policise, janë nën hetim nga prokuroria, pasi nuk zbatuan urdhërat e arrestit për 6 drejtuesit e Gardës së Republikës, 3 ditë pas demonstratës së 21 janarit 2011, ku mbeten te vrare 4 persona.