Strategjia me katër pjesë e Perëndimit kundër Islamit radikal

Nga Farded Zakaria

Problemi është i thellë dhe strukturor (siç e kam shkruajtur disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në një ese me titull: “Përse na urrejnë?”). Bota arabe është sunduar prej dekadash nga diktatura shtypëse (shumica laike) të cilat shkaktuan lindjen e lëvizjeve opozitare ekstreme. Sa më shtypës të ishte regjimi, aq më ekstreme opozita. Islami u shndërrua në gjuhë të opozitës për arsye se ishte një gjuhë e cila nuk mund të shmangej apo censurohej. Tani, rendi i vjetër arab po shembet, por kjo ka sjellë paqëndrueshmëri dhe mundësira për grupet xhihadistë, që të lulëzojnë në “toka jopjellore”.

Bisedat në Davos dominohen shpesh herë prej ekonomisë, dhe këtë vit nuk është ndryshe. Por tronditja e sulmeve terroristë në Paris vazhdon, dhe diskutimet në Forumin Ekonomik Botëror këtu shpesh herë përqëndrohen tek Islami radikal. Kam shkruajtur më parë se zgjidhja nuk është shtimi i forcave ushtarake amerikane për më shumë ndërhyrje në Lindjen e Mesme. Atëherë, cila është përgjigja?

Problemi është i thellë dhe strukturor (siç e kam shkruajtur disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në një ese me titull: “Përse na urrejnë?”). Bota arabe është sunduar prej dekadash nga diktatura shtypëse (shumica laike) të cilat shkaktuan lindjen e lëvizjeve opozitare ekstreme. Sa më shtypës të ishte regjimi, aq më ekstreme opozita. Islami u shndërrua në gjuhë të opozitës për arsye se ishte një gjuhë e cila nuk mund të shmangej apo censurohej. Tani, rendi i vjetër arab po shembet, por kjo ka sjellë paqëndrueshmëri dhe mundësira për grupet xhihadistë, që të lulëzojnë në “toka jopjellore”.
Gjatë dekadave të fundit, kjo ideologji radikale islamike është globalizuar. Fillimisht e nxitur prej parave të sauditëve dhe disidentëve, imamëve dhe intelektualëve arabë, ajo tashmë ka marrë një jetë të vetën. Sot është ideologjia e parazgjedhur e zemërimit, pakënaqësisë dhe opozitës së dhunshme për një numër të vogël të rinjsh myslimanë përreth botës. Vetëm myslimanët, dhe sidomos arabët, munden ta kurojnë këtë kancer.
Kjo nuk i lë të pashpresë SHBA dhe Perëndimin. Uashingtoni dhe aleatët e tij mund të mbështesin myslimanët e moderuar, të ndihmojnë shoqëritë e tyre të modernizohen dhe të integrojnë ato që ia dalin. Por kjo është për terma afatgjatë. Ndërkohë, Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të adoptojnë një strategji që ka katër elementë: shërbimi i fshehtë, antiterrorizmi, integrimi dhe ripërtëritja.
Shërbimi i fshehtë është pa dyshim linja e parë e mbrojtjes por është gjithashtu thelbësore për sulmin. Ne duhet të dimë se ku janë dhe çfarë po planifikojnë xhihadistët apo aspirantët për xhihadistë. Kjo nënkupton përdorimin e teknologjive të sofistikuara për të bërë kërkime në lloje të ndryshëm komunikimi, por kërkon gjithashtu krijimin e marrëdhënieve të mira me komunitetet. Shumica e profesionistëve që merren me zbatimin e ligjit do të argumentojnë se çelësi është që të krijohet dhe forcohet besimi dhe lidhjet me komunitetet lokalë myslimanë, për të identifikuar në faza të hershme ata që mund të përbëjnë rrezik. Siç tha sherifi i Kontesë së Los Angelesit gjatë një dëshmie në Kingres në vitin 2010: “Informacioni që buron prej marrëdhënieve është më i besueshëm se sa informacioni që i është larguar me më shumë se dy hallka burimit fillestar”.
Antiterrorizmi është hapi i natyrshëm që pason shërbimet e fshehtë. Kur e dini se ku janë të ligjtë, kapini dhe vritini. Kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet, por SHBA dhe shtetet e tjerë perëndimorë kanë patur sukses të konsiderueshëm me këtë taktikë – jo vetëm në zona lufte si Afganistani dhe Pakistani, por edhe në pengimin e planeve për atentate në qytete si Parisi apo Londra. Të gjithë përpjekjet për antiterrorizëm kanë anën e tyre të errët. Ndërkohë që sulmet me avionë pa pilot duken të kollajtë nga qiejt, ata shkaktojnë pashmangshmërisht viktima në civilë. Operacionet e forcave speciale janë më kirurgjikalë, ndonëse këta rrezikojnë viktima nga radhët e amerikanëve dhe perëndimorëve.
Gjatë një interviste shumë domethënëse të botuar në revistën Foreign Affairs në vitin 2013, Gjenerali në pension Stanley McChrystal thoshte për antiterrorizmin se “amerikanët duhet që ta kuptojnë. Nëse ne do i përdornim në mënyrë të shkujdesur aftësitë tona teknologjike – nuk mendoj se ndodh por rreziku që kjo të ndodhë ekziston gjithmonë – atëherë nuk duhet të mërzitemi kur dikush kundërpërgjigjet me ekuivalentin e tyre, që është një atentat kamikaz në Central Park, sepse pikërisht kështu do të përgjigjen ata”.
Integrimi është diçka që Amerika e bën mirë, por që Europa ka vështirësi. Një prej arsyeve kryesore përse Amerika nuk ka patur aq shumë probleme sa parashikoi shumëkush pas sulmeve të 11 shtatorit, është se komuniteti mysliman është i mirëintegruar dhe besnik, dhe ai beson gjerësisht në vlerat amerikane. Europa ka ende shumë sfida të forta në integrimin e atyre që janë të rinj apo të ndryshëm, në shoqëritë të cilat prej kohësh kanë qenë të përcaktuara prej gjakut dhe trojeve.
Në fund, ripërtëritja. Terrorizmi është një taktikë e pazakontë. Nuk funksionon nëse ne nuk terrorizohemi. Rikthimi në normalitet është gjithmonë një mënyrë që garanton që terrorizmi të mos ketë efektin e dëshiruar. Nuk ia kemi dalë gjithmonë ta bëjmë këtë. Në muajt e fundit, kemi reaguar të gjithë në mënyrë të tepruar ndaj videove me ekzekutime të Shtetit Islamik, gjë që është arsyeja përse ato video janë prodhuar që në krye të herës.
Sulmet në Paris ishin barbarë, ashtu si kanë qenë edhe ata në Otava, Sidnej, Londër, Madrid dhe Fort Hud. Por, një mënyrë për të ruajtur perspektivënë shtë që të mbajmë mend shifrat. Sipas Bazës Globale të të Dhënave të Terrorizmit, në 12 vitet mes 11 shtatorit 2001 dhe fundit të 2013-ës, numri i amerikanëve që vdiqën në tokë amerikane prej terrorizmit ishte 42. Ndërkohë, në vetëm një vit, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raporton se 32 351 amerikanë kanë vdekur për shkak t ë armëve të zjarrit. Numri i atyre që gjetën vdekjen në aksidente trafiku ishte 33783. Kështu që “Ruani qetësinë dhe ecni përpara” është më shumë se sa një slogan për ta mbajtur në bluzë.

/The Washington Post