Fshati më i ftohtë në botë ku temperatura tani është -50°

Ky është fshati më i ftohtë në botë. Quhet Oymyakon dhe gjendet në Rusi, në lindje të Siberisë. Në këtë fshat temperatura mesatare të janarit janë -50°, por temperatura më e ulët e rregjistruar ndonjëherë ka qenë -67,7°. Fshati numëron 500 banorë dhe konsiderohet vendi më i ftohtë në botë. I ftohti i akullt u kushtëzon jetën banorëve. Nëse e nxjerr makinën nga garazhi në dimër, ajo nuk ndizet më. Në treg ka vetëm mish dhe peshk dhe asgjë tjetër. Jeta në këtë fshat ka qenë objekt i shumë reportazheve.