“E dashuruar” në trupin e saj

Modelja e bukur, Kate Upton, së fundmi ka folur rreth trupit të saj dhe ka deklaruar se gjithmonë e ka dëshiruar një trup me forma të plota dhe atraktiv dhe kjo dëshirë edhe i është plotësuar, pasi ka një trup pikërisht siç e ka ëndërruar. “Kur për herë të parë kam filluar të merrem me modelim, isha një modele normale e katalogëve.

Pastaj jam bërë një grua dhe vërtetë isha e lumtur që më në fund isha bërë një grua. Pasi jam nga Florida, të gjitha kanë të bëjnë me kostumet e larjes.

Ti je një vajzë e shëmtuar nëse nuk ke një trup me forma të plota. Dhe fillimisht nuk e kisha një të tillë, por pastaj po dhe thosha me vete “poooo”. Dhe pastaj njerëzit filluan të thoshin se dukesha bukur dhe e shëndetshme.

Dhe unë u thosha se jam lutur për një trup të tillë tërë jetën”, ka rrëfyer ajo. “Nuk e di se çfarë është atraktive në trupin e një femre thatanike. Aty nuk shoh asgjë seksi, shkruan Zëri.

Nuk mund të dukesh tërheqëse nëse nuk ke vithe dhe gjinj të bujshëm. Kur shoh një femër me një trup të plotë, edhe mua si femër më ngacmojnë emocionet, e lëre më se çfarë ndikimi mund të ketë në syrin e meshkujve”, ka shtuar ajo.

Mirëpo, edhe përkundër një trupi mahnitës që ajo ka, prapë Kate po ka problem në mbajtjen e lidhjeve të gjata, por për këtë ajo e fajëson vetëm orarin e ngjeshur të punës dhe jo pamjen e saj.